Miratohet apo jo, kjo është nisma ligjore që do të gëzonte mijëra muslimanë shqiptarë

Deputeti i PD-së njofton nëpërmjet një postimi në Facebook se i ka propozuar Parlamentit 2 ndryshime në Kodin e Punës. Një prej tyre dhe “krijimi i kushteve për të gjithë besimtarët, që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës si në institucionet private ashtu edhe ato publike”.

Tiranë- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i propozon Kuvendit ndryshime në Kodin e Punës.

Ligjvënësi kërkon krijimin e kushteve për të gjithë besimtarët myslimanë që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës, si në institucionet private, ashtu edhe ato publike.

Më një postim në rrjetin social Facebook, Gështenja propozon gjithashtu që çdo ditë të Premte (e xhuma) çdo besimtari mysliman t’i mundësohet pushim i paguar 2 orë në drekë, që t’i jepet mundësi që të falet në Xhami.

Statusi i plotë i deputetit Lefter Gështenja në Facebook:

“Dje në Parlament propozova dy ndryshime në Kodin e Punës, për të fituar një të drejtë të mohuar  ndaj besimtarëve të fesë islame për praktikimin e lirë fetar, edhe pse  kjo e drejtë garantohet me ligj si një e drejtë kushtetuese, por bie ndesh me Kodin e Punës dhe i penalizon besimtarët e fesë islame në rastin konkret, të cilët janë komuniteti fetar më i prekur për shkak të dispozitave specifike obligative të kësaj  feje!

Dy janë ndryshimet kryesore të kërkuara:

-Krijimi i kushteve për të gjithë besimtarët që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës si në institucionet private ashtu edhe ato publike.

-Krijimi i mundësisë së faljes së Namazit për të gjithë besimtarët çdo ditë të Premte (Xhuma), duke e bërë pushim 2 orë në drekë (por të pagueshme)”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne