Miratohet në Filipine “Dita Kombëtare e Hixhabit”

Komiteti musliman i Dhomës së Përfaqësuesve në Filipine miratoi të enjten projektligjin 968, i cili kërkon të shpallë 1 shkurtin “Ditën Kombëtare të Hixhabit”.

Në një deklaratë të enjten, Sitti Djalia Turabin-Hataman, autorja e projektligjit, tha se qëllimi i projektligjit është ngritja e vetëdijes për idetë e gabuara në lidhje me mbajtjen e një hixhabi.

“Gratë me hixhab janë përballur me disa sfida në të gjithë globin. Ka njoftime se muslimanet me shami kanë përjetuar mizori dhe shtypje,” tha Turabin-Hataman.

Ajo shtoi se gratë që mbajnë shami në kokë vazhdojnë të përjetojnë diskrimin dhe keqtrajtim në mbarë botën, sepse njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e hixhabit.

“Ushtrimi i lirë dhe gëzimi i profesionit dhe adhurimit fetar, pa diskriminim ose preferencë, do të lejohet përgjithmonë”, tha Turabin-Hataman.

Projektligji gjithashtu synon të ndalë diskriminimin kundër hixhabit dhe të mbrojë lirinë e fesë dhe të drejtën për të praktikuar fenë.

Ajo vuri në dukje se në Shtetet e Bashkuara, gratë muslimane u bënë viktima të keqtrajtimit dhe grabitjes pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara nga një organizatë terroriste. Studentet muslimane u detyruan më pas të hiqnin hixhabin në përputhje me rregullat dhe rregulloret e shkollës.

“Ne shpresojmë të forcojmë respektin dhe mirëkuptimin më të thellë mes Filipineve dhe kulturave të ndryshme, si dhe besimin drejt unitetit dhe paqes kombëtare”, tha Turabin-Hataman. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne