Miratohet “paga e luftës” për 10 500 punonjës, sa biznese aplikuan

Tatimet ka bërë verifikimet e duhura për bizneset, të cilat janë mbyllur për shkak të krizës së koronavirusit duke konstatuar një numër të madh punonjësish, të cilët nuk po punojnë aktualisht.

Mësohet se deri më tani kanë aplikuar 36 419 biznese të vogla me 61 120 punonjës gjithsej. Ndërkohë, është miratuar ndihma financiare në formën e “pagesë së luftës” për 6 273 biznese dhe 10 592 punonjës të tyre.

Kryeministri Rama tha se qeveria do të japë një ndihmë financiare për punonjësit e bizneseve që kanë pezulluar punën për shkak të koronavirusit në masën e pagës minimale, të cilën ai e quajti si “paga e luftës”./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne