Miratohet plani për reduktimin e popullsisë palestineze në Jerusalem

Komiteti Legjislativ i Parlamentit Izraelit miratoi programin për reduktimin e popullsisë palestineze në Jerusalem.

Sipas lajmit të publikuar në faqen e internetit të gazetës izraelite Haaretz, bëhet e ditur se Komiteti Legjislativ, i përbërë nga ministrat, pranoi projekt ligjin e prezantuar nga ekstremisti i djathtë, Ministri i Arsimit Naftali Bennett dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Jerusalemit, Zeev Elkin.

Ky projektligj parashikon largimin nga Jerusalemi të mijëra palestinezëve që kanë leje të përhershme qëndrimi në Izrael dhe jetojnë në kampin e refugjatëve Shufat dhe Lagjen Kefr Akab.

Në lajm bëhet e ditur se miratimi nga komiteti ndaj projekt ligjit me 9 vota pro kundrejt 7 kundër, hap rrugën për leximin e dytë dhe të tretë në Parlament.

Leximi i parë duke u bërë në muajin korrik, në mënyrë që të bëhet legjitim duhet të pranohet edhe në leximin e dytë edhe të tretë.

Në lajm theksohet se me këtë ligj synohet që lagjet e mbetura në veri të Jerusalemit por në anën e Bregut Perëndimor, për shkak të ndërtimit të Murit Ndarës, të nxirren nga juridiksioni i Bashkisë së Jerusalemit si dhe të reduktohet numri i palestinezëve të regjistruar në Jerusalem.

Në kampin e refugjatëve Shufat dhe Lagjen Kefr Akab jetojnë 140 mijë palestinezë.

Disa prej tyre kanë pasaporta izraelite ndërsa shumica tjetër kanë leje qëndrimi të përhershme në Izrael.

Në Jerusalemin Lindor shumë palestinezë nuk kanë nënshtetësi izraelite./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne