Miratohet vendimi për kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi sot vendimin për kohëzgjatjen e mandateve tre vjeçare të anëtarëve të saj.

Këto mandate do të jenë të vlefshme deri në datën 12 dhjetor 2021, ndërsa mandatet pesë vjeçare do jenë të vlefshme deri në datën 12 dhjetor 2023.

Kuvendi i Republikës shpalli nga dy vende të lira në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pozicionet që i takojnë anëtarëve nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët do të synojnë vendet e Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit në KLP dhe Maksim Qokut e Erion Muharremajt në KLGJ, të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi në shkurt të vitit 2018 dhe kanë mandat tre vjeçar./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne