MIRËHIÇI

Baki Goxhaj 

Një burrë i urtë nga fshati im, kishte një djalë që nuk ia dëgjonte llafin—rahmet paçin se janë bërë të dy për rahmet. Në të ri, kur ia çonte ndonjëherë gojën pas veshit, në vend që t’i fliste në emër, e thërriste, O Mirëhiç!

Mirëhiçi si koncept është salduar në vetëdijen time dhe ia beh sa herë që dallon ndonjë të tillë.

Dy vitet e fundit ka spikatur njëfarë Florenc Spaho, besimtar mysliman dhe ish-deputet i Elbasanit për PS-në në mandatin e kaluar, i ingraunaur aty fillimisht nga lidhjet e establishmentit fetar të Elbasanit me PS-në. Edhe pse sot nuk është më deputetët, Florenci vazhdon t’i shërbejë Partisë me zell dhe Partia e ka shpërblyer—siç di Partia të shpërblejë—me një post diku në administratën e Elbasanit.

Gjatë dy viteve të Genocidit, Florenci nuk e vuri asnjëherë ujin në zjarr për vëllezërit e tij në Gaza. As nuk u prononcua kundër genocidit e as u distancuar nga qëndrimet e kriminale të partisë së tij për këtë çështje.

Gjithashtu, Florenci ishte pjesë e komisionit të ligjeve kur i diskutua projektligji për dy orë pushim të premten për të lejuar besimtarët të falin xhumanë, projektligj i propozuar nga deputeti i PD-së, Lefter Gështenja. Kur erdhi koha e votimit, Florenci votoi kundër projektligjit në fjalë me justifikimin se e kishin propozuar ligjin “ata të tjerët”.

Florenci, i cili i ka kërkuar votën xhematit të Elbasanit me premtimin se do të ngrejë shqetësimet e tyre dhe do të mbrojë interesat e tyre, i fut xhematit thikën pas shpine i pashqetësuar.

Qasja makiaveliane, “hodha lumin, të dhjefsha kalin” nuk mund të tolerohet.

Shfrytëzimi i ndjeshmërisë fetare të xhematit për të hipur në kalë, pastaj ndjekja e një trajektoreje politike që bie ndesh si me parimet islame dhe, po ashtu, me interesat praktike të xhematit, është në rastin më të mirë paaftësi totale dhe në rastin më të keq tradhti.

Si rrjedhim, denoncimi publik i mirëhiçëve si Florenci, ngrihet si detyrë për disa prej nesh për ta dekurajuar si rrugë dhe për të vënë në dijeni mirëhiçët potencialë mos të bëjnë gafa të tilla./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne