Mirela Kumbaro shmang daljen para seancës dëgjimore për Teatrin

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk do të marrë pjesë nesër në orën 11:00 në Komisionin e Medias ku ishte planifikuar një seancë dëgjimore për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku ishte thirrur edhe Kumbaro.

Përmes një shkrese, ministrja ka njoftuar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, se nuk do të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar të Kulturës për një seancë dëgjimore për shkak të axhendës së ngarkuar.

Kujtojmë se për këtë projektligj, Kumbaro ishte ftuar dhe këtë javë në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, por seanca doli jashtë kontrolli kur aty u shfaq Erion Veliaj. Në vend të diskutohej për projektligjin që i jep një firme private tokën publike në këmbim të ndërtimit të teatrit, seanca u ndërpre me gjysmën e pjesëmarrësve të komisionit të larguar.
Deklarata e PD:
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro refuzon Parlamentin për të bërë transparecën mbi projekligjin korruptiv të shembjes së Teatrit Kombëtar për të ngritur atje kullat e klientëve të Ramës dhe Veliajt. Përmes një shkrese, ministrja ka njoftuar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, se nuk do të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar të Kulturës për një seancë dëgjimore, që është nje nga mjetet me të cilat opozita parlamentare kontrollon qeverinë. Kjo është e disata herë që ministrja refuzon Parlamentin kur duhet të japë llogari për projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike në favor të një firme private të lidhur me Ramën dhe Velaij. Ministrja Kumbaro është nismëtare e këtij projekligji, por që ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. Herën e fundit ajo vendosi të shoqërojë Erion Veliajn dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm antikushtetues për Teatrin. Deri tani Mirela Kumbaro nuk ka asnjë prononcim për këtë çështje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne