Mirëmëngjes nga një fermer kavajas për piktorin

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka postuar mëngjesin e sotëm një video të një fermeri nga Kavaja, që punon tokën me gomar.

“Një mirëmëngjesi nga një fermer kavajas për piktorin dështak”, shkruan Berisha.


Fermeri tregon se nuk e punon dot tokën me mjetë të tjera bujqësore, pasi ato kushtojnë shtrenjtë.

“Ku t’i gjej unë, ku po punoj. Toka nuk nxjerr veten e vet”, thotë ai.

Ndërsa personi që filmon e pyet a ka ujë toka, fermeri thotë se s’ka ujë për vete. “Çfarë shteti, ku ka shtet këtu. Shteti është për vete nuk është për ne, nuk është për popullin. Shteti do taksa, do tatime”, –shprehet fermeri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne