Mirjam Sanjabi shkruan: Skenari i Ndyrë i MEK-ut

Udhëheqësja e shquar disidente e MEK-ut, Mirjam Sanjabi shkroi një artikull, që u publikua në sajte të ndryshme, ku ajo trajtoi mënyrat sesi MEK-u bën akuza false kundra personave, që janë larguar prej organizatës, madje i akuzon ata si agjentë.

Mirjam Sanjabi, që u largua nga MEK-u në Irak, shkruan në artikullin e përkthyer nga Ashraf News: “Skenari i ndyrë i klikës tradhtare të Rajavi-t kësaj rradhe është kundër një anëtari të vjetër, një personi, që për 30 vjet ishte anëtar i MEK-ut, person, që brenda një dite shndërrohet në “mercenar e tradhëtar”. Personit në fjalë i referohen me inicialet B.B. (Bijan Boladarj).

Kulti tradhëtar Rajavi së fundmi lëshoi një komunikatë duke shkruar gënjeshtra se policia shqiptare ka arrestuar një person me inicialet B.B. (Bilan Boladarj), që akuzohet si spiun i Iranit.

Më pas, disa rrjeshta më poshtë nga mesi i komunikatës, Kulti detyrohet t’i referohet të kaluarës së tij dhe pranon se ai ishte anëtar i Kultit, që sapo ishte ndarë nga organizata.

Më pas organizata duke bërë lodra fjalësh e akuzonte gjynahqarin se ushtronte aktivitet spiunazhi kompjuterik kundra Kultit. Nuk kanë fund deklaratat e ndryshme, që tregojnë mashtrimet e genjeshtrat e Kultit. Ky grupacion (Muxhahedinët e Popullit) i përshkruan anëtarët (me dekada) veteranë të Kultit si njerëz misteriozë dhe spiunë të Iranit.

Klika kënaqet pa masë, kur arrestohen, apo kur kurthet kundra të tillë ish anëtarësh funksionojnë me sukses sic ishte rasti i kurthit kundra Ihssan Bedi-t, Banahi etc.

Sa për informacion për familjet dhe opinionin publik në përgjithësi, sic e dini Bijan Boladraj ka ndenjur në kampet e Kultit për rreth 3 dekada pra ka qenë anëtar më së paku që në 1990. Në më pak se një vit, pasi ai u shkëput nga Kulti, ai u akuzua si agjent i shërbimit të sigurimit iranian. Sipas batakcinjve të Kultit Rajavi, mjafton që një anëtar të ndarë nga ky Kult ta quash vazhdimisht agjent të shërbimeve iraniane të sigurisë dhe historia e Kultit do të vazhdojë pambarim brutale e përgjakshme sic ka qenë këto 4 dekadat e kaluara.

Shumë persona, që janë larguar nga rradhët e Kultit kanë provuar se c’do të thotë të burgosesh nga kultit në burgjet sekrete të tija, gjatë kohës kur kemi qenë anëtar të Kultit me detyra nga më të ndryshmet. Këtu përvec vetes time përmend edhe persona të tillë si: Z. Muhammad Hussain Sobhani, Z. Jawad Firouzmand, Z. Ali Bakhsh Afridandah, Z. Muhammad Razaki, Z. Ali Qashqavi. Megjithëse kishim pozicione të rëndësishme në hierarkinë e Kultit, papritmas na quanin mercenarë, të infiltruar dhe shndrroheshim në objekte përndjekje e torture.

Në v. 1994 rreth 500 anëtarë të organizatës përfshirë edhe personat e përmendur më lart iu nënshtruan 3 lloje dënimesh: 3 muaj, 6 muaj dhe 2 vjet në burgun e organizatës, duke provuar një varg torturash si: kërcënime, fyerje, mbajtje në izolim nga disa muaj në disa vjet në qeli teke në Kampin Ashraf (Provinca e Dialas në Irak).

Gjatë atyre viteve të tmerrshme më së paku 7 persona u vranë apo u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa të tjerët u rikthyen në rradhët e Kultit pas burgimit edhe torturave, sepse për to nuk kishte rrugëdalje tjetër. Ndonëse Rajavi, që po tregohej gjithnjë e më i ashpër, e pranoi gabimin, por për këtë gabim si zakonisht fajësoi persona të tjerë, duke e mbyllur këtë histori me kaq. Kështu u mbyll kjo histori vecanërisht cështja e burgosjeve të anëtarëve të Kultit përfshirë edhe Bijan Boladraj-in.

Pas disa muajsh frikësimesh dhe vrasjesh të 7 personave Rajavi tha pa pikë turpi që “Mesa duket ata ishin persona të infiltruar në rradhët tona, prandaj na u desh ta disinfektonim të gjithë organizatën për pak kohë!” Sigurisht asnjeri prej tyre nuk ishte person i infiltruar. Tani pas 2 dekadash Boladraj dhe cilido person, që braktis rradhët e Kultit me vrap etiketohet si spiun i Iranit.

Deri tani me qindra persona e kanë braktisur Kultin Rajavi dhe kulti ka vazhduar me këtë avaz të ndyrë e mashtrues për më shumë se 30 vjet duke i quajtur ata si mercenarë dhe anëtarë të shërbimeve të sigurisë së Iranit, me përjashtim të pak personave, të cilët ndonëse të larguar nga Kulti, janë dërguar po nga MEK-u në baza të sigurta në Evropë, me qëllim që ta mbajnë gojën mbyllur e të mos tregojnë për cfarë kanë parë e dëgjuar.

Janë me të vërtet udhëheqës budallenj, që mendojnë se kështu po ua nxjerrin bojën disidentëve të Kultit. Shënjat tipike të kësaj diktature të tmerrshme janë: nxitja e urrejtjes dhe e dhunës verbale, kërcënimet, vënia e kufirit te thana për gazetarët, planifikimi i atentateve, vrasjeve të ndryshme, dëbimi i ish anëtarëve, ndalimi i kontakteve dhe takimeve me anëtarët e familjes, zbatimi i praktikave mafioze të sigurisë dhe izolimi i anëtarësisë së Kultit nga bota e jashtme. MEK-u është një kult, që nuk mundet madje as të lejojë apo tolerojë edhe një minimum të drejtash njerëzore për anëtarët e vet.

Natyrisht ata e dinë mirë dhe ne e dimë mirë se të gjithë këto spektakle, iluzione, akraballëqe./ashrafnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne