Misioni i BE-së ja kalon edhe qeverisë: Përgjegjësi për zgjedhjet edhe nga ata që bojkotojnë

Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka komunikuar sot një qëndrim për zgjedhjet lokale duke u pozicionuar hapur në favor të shumicës në pushtet.

Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Misioni në fjalë ka dalë kundër akteve të Presidentit të Republikës që dekretoi 13 tetorin si datë zgjedhjesh. Por kjo është njëra anë e problemit, pasi të paktën këto tre vitet e fundit është parë se unioni ka dështuar në menaxhimin e situatave të ndryshme dhe të krizave lokale. Ana tjetër është ngarkimi me përgjegjësi i të gjithë aktorëve politikë për mbarëvajtjen e votimit. Ky është një qëndrim korrekt, por që nuk i ndihmon një situate anormale në të cilën po imponohen zgjedhje dhe nga e cila po dëmtohen të gjithë, përfshirë misionin në Tiranë që është një aneks pranë qeverisë./respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne