Misteri i helmimit në fasoneri. Gratë në spital, por autoritetet e mohojnë

Në spitalin rajonal të Durrësit pas ngjarjes që ndodhi në fasonerinë “Lovers Albania” janë ende të shtruara në pavion disa prej punonjëseve të kësaj kompanie, gjendja e të cilave vazhdon të jetë e përkeqësuar.

“Kemi marrë vetëm serum…jemi shumë keq sepse na bie të fikët sapo ngrihemi nga krevati. Ku ti lej fëmijët unë?

Prej disa ditësh kjo është gjendja në të cilën ndodhen të paktën 7 prej punëtoreve të fasonerisë “Lovers Albania”. Pa marrë ende një përgjigje zyrtare se çfarë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fabrikën që prodhon veshje ushtarake, institucionet zgjedhin të heshtin. Për të takuar punëtoret e shtruara, na u desh të ngjitemi nga shkallët e emergjencës, pasi kontakti me to nuk lejohet. Ndërsa ansjë prej mjekëve nuk gjendet të na shpjegojë se çfarë diagnoze kanë gratë. Madje, inspektoriati shëndetësor në Durrës mohon të ketë ende gra të shtruara në spital, duke sqaruar se pas mjekimit të parë, të gjitha janë rikthyer në shtëpi. Edhe kësaj gruaje i kanë thënë se është shëruar, duke i vënë përpara edhe fletëdaljen nga spitali për ta firmosur. Por ajo nuk arrin dot as deri tek dera e spitalit

Familjarët thonë se kjo situatë përsëritet disa herë brenda ditës. Gratë humbin ndjenjat sapo ngrihen në këmbë dhe askush nuk u thotë se cfarë problemi kanë realisht.

Ndërkohë fasoneria “Lovers Albania” në Shkozet vazhdon të jetë e mbyllur edhe sot. Administratorët nuk pranojnë të japin informacion, ndërsa punëtoret janë paraqitur si cdo ditë. Duke komentuar ngjarjen e pazakontë të së shtunës, ato rrëfejnë një version, ndryshye nga koleget e tyre në spital.

“Na ra të fikët njëra pas tjetrës…ndoshta nga lodhja…jemi me agjërim”.

“Na kanë thënë që e kanë nga agjërimi, po si agjëroj unë kur jam katolike”.

24 punëtore humbën ndjenjat në mënyrë të pashpjegueshme dhe dyshimet e para të mjekëve ishin për një helmin nga lëndët që përodren në fabrikë. Por ende dhe sot nuk ka një përgjigje zyrtare mbi shkakun e kësaj situate të pazakontë. Në pritje të përgjigjeve, autoritetet kanë zgjedhur të izolojnë gratë e shtruara dhe të mohojnë se 7 prej tyre janë ende në spital.

Klan Plus

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne