Kuriozitete

Misteri mbi Antarktidë, vrima e Ozonit asnjëherë nuk është parë aq e vogël

Vrima e ozonit që hapet çdo vit mbi Antarktidë është duke shkuar rrugës që të bëhet më e vogla në tre dekadat e fundit, thonë shkencëtarët, shkruan Independent. Megjithatë, ajo çfarë nuk është assesi të qartë është forma e saj e çuditshme,  e cila po kthehet me shpejtësi kah Amerika e Jugut në vend që të përqendrohet te Poli i Jugut.

Kjo formë e rrallë që nuk është vërejtur kurrë më parë, tregon shtrembërimin e vorbullës së zakonshme polare, që është përgjegjëse për ruajtjen e temperaturave të ulëta në stratosferë. Vrima aktualisht është sa afro gjysma e madhësisë së saj që zakonisht duhet të jetë gjatë shtatorit, dhe ndoshta për këtë mund të ketë arritur tashmë madhësinë e saj maksimale, pak më e vogël sesa vetë kontinenti i Antarktidës.

Ozoni është një molekulë që përbëhet nga tre atome të oksigjenit, dhe është përgjegjëse për filtrimin e rrezatimit të dëmshëm ultravjollcë nga dielli. Gazi krijohet nga dekompozimi në stratosferë, 20 deri në 30 kilometra mbi Tokë.

Në një atmosferë të pastër, cikli i prodhimit dhe dekompozimit është brenda ekuilibrit. Megjithatë, kimikatet që përmbajnë klor dhe brom e nxjerrin nga ekuilibri, duke rezultuar kështu një rënie të përqendrimeve të ozonit në unazën e Antarktikut gjatë shtatorit dhe tetorit.

Protokolli i Montrealit i nënshkruar në vitin 1987, tenton ta përmirësojë situatën duke ndalur prodhimin dhe përdorimin e kimikateve që shkatërrojnë shtresën e ozonit.

Vrima e ozonit gjatë javës së kaluar ka përfshirë pesë milionë kilometra katrorë, kurse të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar ishte më shumë se 20 milionë, e gjatë vitit 2017 në më shumë se 10 milionë kilometra katrorë, që do të thotë se ndryshon nga viti në vit.

Kushtet për dekompozimin e ozonit ndodhin çdo vit kur Antarktida del nga dimri, kurse reagimet nxiten nga rishfaqja e motit me diell në stratosferën e ftohtë. Derisa procesi i tkurrjes këtë filloi më herët se zakonisht, atë e ka shkruar një ngjarje e papritur e nxehtësisë që ngriti temperaturën e stratosferës nga 20 deri në 30 gradë.

“Herë pas herë në Antarktidë ka anomali, por askush nuk e di saktësisht se çfarë po e shkakton formën e pazakontë të vrimës së ozonit gjatë këtij viti. Sigurisht se është një fenomen i ri”, ka deklaruar Anna Jones/Telegrafi

  • foto galeri
  • foto galeri

OPINIONE