MIT-i i bashkohet Presidencës së Turqisë

Me hyrjen në fuqi të vendimit të Qeverisë së Turqisë i marrë në seancën e fundit në Ankara, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (MIT) i bashkëngjitet presidencës së vendit, ndërsa brenda policisë do të pranohen 32.000 nëpunës të rinj, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Turqisë me numër 693 dhe 694, i cili duke marrë parasysh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend pas tentimit të grusht shtetit nga organizata terroriste FETO ka peshën e ligjit, hyn në fuqi me shpalljen e sotme në Gazetën Zyrtare.

Me vendimin e ri Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (MIT) i bashkohet Presidencës së Turqisë, ndërsa me Këshillin për Koordinim të Shërbimit Inteligjent, me të cilin deri tani e ka kryesuar shefi i MIT-it, do të kryesojë presidenti i vendit. Ngritja e hetimit mbi shefin e MIT-it mund të kryhet vetëm me leje të presidentit të vendit.

Me vendimin e ri në shërbim do të pranohen 32.000 policë të rinj në këtë vend, të cilët do të shpërndahen në sektorë të ndryshëm. Përveç kësaj, do të pranohen edhe 4.000 gjykatës dhe prokurorë.

Kur janë në pyetje deputetët turq, prokurorisë në Ankara i është dhënë autorizim në bazë të së cilës mund të ngre hetim lidhur me pohimet mbi veprat penale të deputetëve, para ose pas zgjedhjeve.

Kur është në pyetje Ministria e Drejtësisë e Republikës së Turqisë është hapur pozita e kryetarit të Departamentit për të Drejtat e Njeriut, si dhe katër pozita brenda këtij Departamenti.

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi është vendosur më 20 korrik të vitit të kaluar pas tentimit të dështuar për grusht shteti, që në këtë vend e kreu organizata terroriste FETO, ndërsa herën e fundit u vazhdua më 17 korrik të këtij viti, për edhe tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur për shkak të luftës më efikase kundër terrorizmit, ndërsa presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më parë deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet kur më nuk do të ekzistojë nevoja për luftë kundër terrorizmit, duke shtuar se kjo duhet të ndodh në të ardhmen e shpejtë.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, presidenti i Turqisë dhe Qeveria kanë autorizime të marrin dekrete pa procedurë të rregullt parlamentare, ndërsa këto dekrete parlamenti vetëm formalisht i ratifikon pasi të shpallen në Gazetën Zyrtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne