MIT neutralizoi të ashtuquajturin oficerin e inteligjencës të YPG/PKK-së në veri të Irakut

Me anë të një operacioni të kryer nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (MIT) në veri të Iraku u neutralizua Metin Arslan, me pseudonimin “Koçer”, i cili ka qenë i ashtuquajturi oficer i inteligjencës i organizatës terroriste YPG/PKK.

Sipas informatave të marra nga burimet e sigurisë mësohet se terroristi i neutralizuar me anë të operacionit të kryer javën e parë të nëntorit në Hanesor të Sinxharit në Irak është Metin Arslan, i lindur më 1968. Ai ishte djali i dajës së drejtuesit të organizatës terroriste Abdullah Ocalan, i cili kërkohej me “kartelë të kuqe”.

Arslan, i cili u bashkua me organizatën terroriste në vitin 1994, gjatë viteve 2004-2007 ka qenë vartësi i Duran Kalkan, i njohur me pseudonimin “Abbas”, ndërsa në vitin 2007 u emërua si përgjegjës kryesor i kampit Gare në veri të Irakut dhe urdhëroi një numër të madh të akteve terroriste kundër Turqisë.

Në vitin 2012 Arslan u emërua si i ashtuquajturi përgjegjës për inteligjencë të jashtme të YPG-së dhe në vitin 2015 ka qenë komandant i shtabit të kësaj organizate në malin Karaçok në veri të Sirisë, ndërsa u plagos gjatë ndërhyrjes së Turqisë në vitin 2017./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne