Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe: Vuçiçi është tradhtar

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe ka konfirmuar shkrimin e “Vjesti-t” të Malit të Zi në lidhje me konfliktin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në prag të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe.

“Vuçiç është tradhtar. Me sjelljen dhe veprimet e tij ai tregon se do ta tradhtojë Kosovën. E thashë këtë, por nuk e kemi diskutuar, sepse ai nuk flet me mua ashtu. Ai flet ndryshe me mua”, tha Amfilohije.

Duke komentuar deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç, i cili pohoi se nuk ka pasur kurrfarë konflikti, Amfilohije tha se Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij ndryshe flasin publikisht, dhe ndryshe në praninë e tij, transmeton Ksp.

Ai përsëriti qëndrimin e Kishës Serbe rreth Kosovës – se “ajo është e shenjtë, dhe se janë kundër pavarësisë dhe ndarjes së saj”./blic

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne