Mjekësi – Era e re pa kimioterapi kundër kancerit

“Shumë pacientë të prekur nga kanceri i gjirit apo mushkërive mund të shmangin kimioterapinë dhe efektet e tmerrshme anësore”, sipas studimeve të publikuara, që pritet të ndryshojnë mënyrën e kurimit të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse…

Ky është një zbulim i rëndësishëm.

“Shumë pacientë të prekur nga kanceri i gjirit apo mushkërive mund të shmangin kimioterapinë dhe efektet e tmerrshme anësore”, sipas studimeve të publikuara, që pritet të ndryshojnë mënyrën e kurimit të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Lajmi i parë i mirë përfshin gratë, të cilat kanë qenë të prekura nga kanceri i gjirit. Deri në 70% e tyre mund të shmangin kimioterapinë, në varësi të rezultateve të një testi gjenetik.

Ato do të kurohen me medikamente hormonale, që përshkruhen zakonisht pas një operacioni për heqjen e tumorit.

Për sa i përket kancerit të mushkërive, studimet e paraqitura në konferencën vjetore për kancerin në Çikago (ASCO) njoftojnë një epokë të re, ku pacientët do të konstatojnë tumoret e tyre me anë të analizave gjenetike.

Nëse do të vërehen disa mutacione, do të përshkruhet një medikament që shënjestron specifikisht tumorin. Nga ana tjetër, pacienti do të mundet në shumicën e rasteve të marrë një trajtim të një tipi të ri, siç është imunoterapia.

Pjesa më e madhe e pacientëve do të shmangë të vjellat, humbjen e flokëve dhe dhimbje të tjera të shkaktuara nga kurat mjaft të dëmshme të kimioterapisë.

“Entuziazmi ishte i dukshëm në mesin e pjesëmarrësve. Brenda disa muajve, falë testeve të vazhdueshme klinike, gjithë zinxhiri i kurës së kancerit të mushkërive do të ndryshojë, një ndryshim i jashtëzakonshëm”, sipas një specialisti.
Kanceri i gjirit

Aktualisht, një numër i konsiderueshëm grash i nënshtrohen kimioterapisë pas operacionit kirurgjik për heqjen e tumorit, përveç medikamenteve hormonoterapeutike për të shmangur mundësinë e përsëritjes së kancerit.

Një studim ndërkombëtar bazuar në një target grup deri në 10.000 gra, arriti në përfundimim se niveli që justifikonte përdorimin e kimioterapisë mund të ndërpritej pa patur rreziqe.

Prej vitesh, një test gjenetik për tumorin mundëson parandalimin e mundësisë së rishfaqjes së sëmundjes.

Ky test paraqet një rezultat mes shifrës 0 dhe 100. Deri tani, kimioterapia ishte e këshilluar mbi 25 vjeç. Nën moshën 10 vjeç, ajo nuk përdoret. Kjo paraqet një dilemë për gratë që ndodhen në zonën gri, mes moshës 11 dhe 25 vjeç.

Studimi tregoi se për këto femra, pas moshës 9 vjeç e më pas, kimioterapia nuk solli asnjë ndikim.

“Kjo do të ketë një impakt të madh tek mjekët dhe pacientët”, u shpreh një bashkëautore e studimit, Kathy Albain, onkologe në spitalin “Loyola Medicine” të Çikagos.

“Ne do të ndërpresim terapitë e dëmshme”, shtoi ajo.

“Vetëm në SHBA, 65.000 gra mund të përfitojnë çdo vit. Të gjitha gratë nën 75 vjeç të prekura nga sëmundja e kancerit në stadin fillestar duhet të bëjnë testin dhe të konsultohen me mjekun e tyre për rezultatet”, shprehet autori kryesor, Joseph Sparano, i qendrës mjekësore “Montefiore Medical” në Nju-Jork.
Kanceri i mushkërive

Për tipin më të përhapur të kancerit të mushkërive, imunoterapia ofron më shumë shpresë. Laboratorët farmaceutikë kanë më tepër konkurrencë në këtë fushë.

Medikamentet e imunoterapisë ndihmojnë sistemin imunitar të pacientit për të bërë çfarë është e nevojshme për të bërë: Detektimi dhe kundërsulmi ndaj tumorit. Metoda nuk funksionon ndaj të gjitha llojeve të kancerit dhe mund të shkaktojë efekte të rënda anësore, shpesh deri në pikën që pacientët ndërpresin trajtimin.

Pacientët, të cilët janë kuruar fillimisht me pembrolizumab (medikament kundër kancerit), kanë jetuar katër deri në tetë muaj më shumë se ata që i janë nënshktruar vetëm kimioterapisë.

Kryesisht numri i pacientëve që kanë patur efekte të rënda anësore, ka qenë më i vogël (18% kundrejt 41%).

“Studimi ynë tregon se pembrolizumab është më i mirë se kimioterapia për dy të tretat e personave që janë të prekur nga tipi më i zakonshëm i kancerit të mushkërive”, u shpreh autori kryesor i testit, kancerologu Gilberto Lopes i qendrës universitare mjekësore në Majami.

Hulumtuesit bëjnë me dije se një numër i madh testesh pritet të përfundojnë. Asnjë prej tyre nuk guxon të shprehet se kimioterapia do të zhduket për të gjithë llojet e kancerit, por optimizmi ekziston.

“Jemi duke iu larguar epokës ku e vetmja zgjidhje ishte kimioterapia”, pohoi John Heymach, onkolog në qendrën “MD Anderson” në Teksas./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne