MJP e Turqisë: Popujt e rajonit s’do ta falin EBA-n që tradhëtuan kauzën e Palestinës

Ministria e Jashtme e Turqisë lidhur me marrëveshjen për normalizim që Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) bënë me Izraelin tha se “EBA e cila përpiqet të bëjë llogari të fshehta nëpërmjet planit të SHBA-së i cili ka lindur i vdekur dhe nuk ka asnjë vlefshmëri, në këtë mënyrë injoron vullnetin e Palestinës”.

Ministria në një deklaratë me shkrim ka vënë theksin se është i drejtë reagimi i fortë dhe i përbashkët që ka treguar populli dhe qeveria palestineze lidhur me deklaratën e përbashkët që u njoftua nga SHBA, Izraeli dhe EBA dhe e cila parashikon normalizimin e plotë të marrëdhënieve Izrael-EBA.

“Janë jashtëzakonisht shqetësuese përpjekjet e EBA-së për të eliminuar me një kursim të njëanshëm Planin Arab të Paqes i cili u zhvillua nga Liga Arabe nën udhëheqjen e Arabisë Saudite në vitin 2002 dhe i cili mbështetet nga Organizata e Bashkëpunimit Islam”, thuhet në tej në deklaratë.

Paraqitja e deklaratës tripalëshe në fjalë, si mbështetje ndaj kauzës së Palestinës nuk ka asnjë besueshmëri, thuhet në deklaratën e ministrisë në të cilën vihet theksohet se:

“EBA e cila përpiqet të bëjë llogari të fshehta nëpërmjet planit të SHBA-së i cili ka lindur i vdekur dhe nuk ka asnjë vlefshmëri, në këtë mënyrë injoron vullnetin e Palestinës. Udhëheqja e EBA-së në asnjë mënyrë nuk ka autoritet të zhvillojë negociata në emër të Palestinës dhe të bëjë tolerime (lëshime) për çështje jetësore për Palestinën, kundër pëlqimit dhe popullit dhe administratës palestineze. Edhe historia edhe ndërgjegjja e popujve të rajonit s’do ta falin kurrë këtë sjellje hipokrite të Emirateve të Bashkuara Arabe e cila përpiqet ta paraqesë këtë si një sakrificë për Palestinën ndërkohë që tradhton kauzën palestineze për interesat e veta të ngushta”.

Marrëveshja e normalizimit mes EBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dje njoftoi se Izraeli dhe EBA kanë arritur një marrëveshje për të “normalizuar plotësisht marrëdhëniet”.

Në një deklaratë nga llogaria e tij zyrtare në Twiter, Trump deklaroi se “Sot është arritur një përparim i madh. Një marrëveshje historike mes mikut tonë të mirë të mrekullueshëm Izraelit dhe EBA-së”.

Poashtu edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nga llogaria e tij në median sociale duke cituar postimin e Trumpit tha se “Sot është një ditë historike”.

Ndërsa në lajmin e agjencisë zyrtare Wam të EBA-së thuhej se dy vendet janë dakorduar për “përcaktimin e një udhërrëfimi të përbashkët” për ndërtimin e marrëdhënieve dhe se zyrtarët e të dyja vendeve do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme në takimet në javët e ardhshme.

EBA pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në vitin 1994 është vendi i tretë arab që nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne