Bota

MJP e Turqisë reagon ndaj marrëveshjes mes DEASH-it dhe PYD/YPG-së

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar përmes një deklarate me shkrim lidhur me marrëveshjen ndërmjet organizatave terroriste DEASH dhe PYD/YPG, raporton Anadolu Agency (AA).

“Marrëveshja në fjalë është një shembull i ri i të vërtetës se nëse lufa kundër një organizate terroriste bëhet me një organizatë tjetër terroriste, këto organizata terroriste përfundimisht do të punojnë së bashku”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratën e MPJ-së thuhet se “PYD/YPG në Siri, dega e organziatës terroriste PKK e cila në ditët e sotme quhet si ‘Forcat Demokratike të Sirisë‘ kanë arritur marrëveshje me DEASH-in gjatë ofensivës për pastrimin e Rakka-s nga organziata terroriste DEASH. Evakuimi i shumë terroritëve të DEASH-it nga Rakka është një zhvillim dhe shembull jashtëzakonisht i rëndë”.

“Është për keqardhje që në deklaratat e zëdhënësit të Koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DEASH-it dhe të Departamentit amerikan të Mbrojtjes ku nuk mohohet prania e kësaj marrëveshjeje në fjalë, por përkundrazi shihet se kjo marrëveshje është ‘e respektuar'”, thuhet në deklaratën e MPJ të Turqisë.

Nga kjo ministri kanë vënë theksin se “qëllimi i organizatës terroriste PYD/YPG në Siri nuk është të luftojë DEASH-in por të krijojë ‘fakte të kryera’ të paligjshme, të okupojë territore dhe të ndryshojë strukturën demografike këtu.

Eric Pahon një nga zëdhënësit e Departamentit amerikan të Mbrojtjes në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me marrëveshjen sekrete të organziatës terroriste PYD/YPG me DEASH-in që të largohej nga Rakka ka thënë se nuk ishin pjesë e marrëveshjes por se e respektonin këtë.

OPINIONE