Mlladinov kërkon ndërprenë e vrasjes së fëmijëve në Gaza

Përfaqësuesi i OKB për paqen në Lindjen e Mesme ka kërkuar që regjimi sionist të heqë dorë nga vrasja e fëmijëve palestinezë.

Nikolai Mlladinov koordinator i procesit të paqes të OKB në Lindjen e Mesme ditën e dielë ka shkuar për një vizitë në Gaza ku theksoi se Izraeli duhet t’i japë fund vrasjes së fëmijëve në rripin e Gazës. E vetmja rrugë për dhënien fund konflikteve dhe tensioneve, kthimin e qetësisë dhe vendosjen e armëpushimit, është eliminimi i vuajtjeve dhe krizës njerëzore në Gaza. Mlladinov tha se OKB ka hartuar një plan për ndërhyrje të shpejtë për t’i dhënë fund gjendjes së rënduar në Gaza mirëpo në fillim duhet zgjidhur disa probleme dhe eliminuar disa pengesa. Ndër të tjera Mlladinov kërkoi arritjen e pajtimit kombëtar dhe kthimin e qeverisë së pajtimit kombëtar në Gaza. Mlladinov përshëndeti përpjekjet e Egjiptit për hapjen e përhershme të pikës kufitare Rafah dhe tha se dështimi I pajtimit kombëtar mes Hamasit dhe Fat’ahut është një katastrofë e madhe. Mlladinov shtoi se OKB nuk ka marrë vendim që të largohet nga Gaza dhe se ajo do të vazhdojë përpjekjet e veta për zgjidhjen e problemeve dhe të krizës në këtë rajon./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne