Modeli i Xhamisë Mobile u përurua për Olimpiadën e Tokios

Projekte për të krijuar “Xhami të lëvizshme” janë duke u zhvilluar në Japoni, pasi vendi përgatitet të mirëpresë vizitorët në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Tokios të vitit 2020.

Organizatorët e lojërave thonë se dhomat e lutjes muslimane do të jenë në dispozicion në fshatin e atletëve, por jo në stadiume apo në vende të tjera të garave.

Xhamitë e lëvizshme pritet të ndihmojnë në adresimin e shqetësimeve të vizitorëve myslimanë, të cilët duhet të luten 5 herë në ditë, përballë Mekës.

Një grup firmash që punojnë në projekt përuruan një model të hënën në qytetin e Toyota, Aichi Prefektura, njoftoi NHK.

Grupi rinovoi një kamion duke e zgjeruar sipërfaqen në të dyja anët.

Dhoma e namazit me ajër të kondicionuar mund të përshtatet për me se 50 namazli. Planifikohet gjithashtu të instalojnë një busull që tregon drejtimin kah Meka.

Kamioni kushton rreth 100 milionë jen, ose rreth 900,000 dollarë amerikanë, por synohet të ulet çmimi.

Shefi i projektit Yasuharu Inoue thotë se shpreson të sigurojë një vend ku atletët dhe spektatorët mund të falin 5 namazet ditore.

Një prodhues i makinave në Yanai në prefekturën perëndimore të Yamaguchi ka zhvilluar gjithashtu një makinë të ngjashme.

Ai kërkoi këshillën e studentëve të huaj muslimanë në Universitetin Yamaguchi që testuan kamionin.

Presidenti i kompanisë Tetsuro Akimoto thotë se shpreson që automjeti do të jetë i vendosur në vendet Olimpike dhe Paralimpike si një shfaqje e “Omotenashi”, një fjalë japoneze për mikpritjen.

Burimi : IQNA/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne