Modelja vritet me plumb pas koke, publikohen pamjet e tmerrshme

Rastet e dhunës ndaj femrës në botën perëndimore janë të shumta. Ngjarja më e fundit e vjen nga Amerika Latine. Modelja, ish Miss Guatemala është qëlluar pas koke në mes të ditës në rrugë.

Rosa Otilia Ramirez është vrarë në mëngjesin e 19 janarit në Guatemalë, ndërsa po kthehej në shtëpi pasi la vajzën në shkollë.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar momentin përfundimtar të 32-vjeçares ndërsa po ecte përgjatë trotuarit duke mos e ditur që një vrasës i maskuar po e ndiqte.

Ai shihet teksa nxjerr pistoletën nga brezi përpara se të shpejtojë hapin për ta kapur modelen.

 

Para se Ramirez të kthehej për të kontrolluar se kush po i afrohej, ai e gjuan me një goditje të vetme pas koke.

Modelja bie në trotuar kurse vrasësi largohet përsëri në drejtimin që kishte ardhur.

Policia thotë se vrasësi e njihte Ramirezin dhe se bëhej fjalë për një “krim pasioni”, megjithëse nuk ka asnjë të dyshuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne