Mogherini: Bashkëpunimi Turqi-BE është në dobi reciproke

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha se zhvillimi i bashkëpunimit në fushat si politika e jashtme dhe siguria ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian është në dobi reciproke.

Pas takimit jozyrtar ‘Gymnich’ të BE-së që zgjati dy ditë në Bukuresht, Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Melescanu dhe Mogherini dolën në një konferencë të përbashkët shtypi.

Mogherini bëri të ditur se çështja e Sirisë do të shqyrtohet në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve të BE-së, që do të zhvillohet në mes të muajit në Belgjikë dhe në këtë kontekst gjatë datave 12-14 mars do të Zhvillohet Konferenca e 3-të për Sirinë në Bruksel.

Ajo tha se në konferencë nuk do të bisedohen vetëm çështjet e ndihmave njerëzore në Siri por do të fokusohen edhe në zgjidhjen politike për gjendjen në Siri.

Ndërsa pyetjes në lidhje me Turqinë, që është kandidate për anëtarësim në BE, Mogherini tha se Turqia dhe Bashkimi Evropian, sidomos në çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë kanë shumë interesa të përbashkëta.

“Zhvillimi i bashkëpunimit në fushat si politika e jashtme dhe siguria ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian është në dobi reciproke” tha Mogherini.

Kurse pyetjes në lidhje me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Traktati i Armëve Bërthamore me Reze të Mesme (INF), Mogherini iu përgjigj duke thënë se Bashkimi Evropian mori informacione nga NATO në lidhje me temën dhe marrëveshja jep një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e Evropës.

Ajo nënvizoi se BE-ja nuk është palë e marrëveshjes dhe shtoi: “Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët të respektojnë dhe mbrojnë Traktatin i Armëve Bërthamore me Reze të Mesme”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne