Bota

Mogherini: Bashkimi Evropian nuk do të transferojë ambasadat e tij në Kuds

Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se asnjë vend anëtar i Bashkimit Evropian nuk e njeh Kudsin si kryeqytet të regjimit sionist të Izraelit dhe nuk do të transferojë ambasadën e tij në këtë qytet.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se znj. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, në seancën e Parlamentit të BE në Bruksel, deklaroi: “Bashkimi Evripian në lidhje me Kudsin ka qëndrim të koordinuar dhe të qartë dhe asnjë vend i BE nuk do ta transferojë ambasadën e tij nga Tel Avivi në Kuds”. Presidenti i Amerikës më 6 dhjetor të këtij viti, pavarësisht kundërshtimeve të gjera rajonale dhe botërore, deklaroi: “Amerika e njeh zyrtarisht Kudsin si kryeqytet të regjimit sionist dhe ambasadën e saj do ta transferojë nga Tel Avivi në Kuds. Ky veprim i Uashingtonit ka shkaktuar shumë protesta dhe shumë vende kanë dënuar këtë veprim. Shefja e diplomacisë evropiane në Parlamentin e Evropës tha se i ka thënë qartë Beniamin Natanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, se në shumë çështje nuk pajtohet me atë. Znj. Mogherini theksoi: “Duhet mbështetur palët e logjikshme në rajonin e Lindjes së Mesme dhe duhet shmangur krijimi i vakumit politik në Lindjen e Mesme./ PT