Mogherini: Evropa nuk vendos sanksione kundër Iranit

Shefja e diplomacisë evropiane para takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE, ka hedhur poshtë spekulimet për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit.

Faqja informative “Politico” në një raport të saj ka shkruar se znj. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të hënën para takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg, në një prononcim për gazetarë, deklaroi: “Nuk duhet të prisni kurrfarë vendimi të ri në lidhje me vendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Në lidhje me Iranit, duhet të pritni deklarimin e mbështetjes së plotë ndaj marrëveshjes bërthamore. Ruajtja e marrëveshjes bërthamore është jetike dhe ministrat e punëve të jashtme të BE në Luksemburg edhe njëherë do të deklarojnë zotimin e tyre për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore. Tre vendet evropiane nënshkruese të Marrëveshjes bërthamore dhe anëtarët e tjerë të BE janë vetëdijshëm për rezultatin e përpjekjeve në lidhje me Amerikën dhe vazhdimin e punës me Iranin për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore. Evropa do të bëjë të gjitha përpjekjet e saj që të gjitha palët do të angazhohen për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne