Mogherini: Inkurajojmë rritjen e tregtisë së BE-së me Iranin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv. Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini tha se inkurajon rritjen e tregtisë së Bashkimit Evropian me Iranin.

Mogherini, në deklaratën e bërë gjatë vizitës në Zelandën e Re, tha se inkurajojnë rritjen e tregtisë me Iranin, i cili ka qenë besnik ndaj obligimeve të çështjes bërthamore.

Ajo tha se besojnë se marrëveshja, që është në dobi edhe të sigurisë së rajonit, edhe të botës, të vazhdojë të sigurojë dobi ekonomike për popullin e Iranit dhe po bëjnë më të mirën e mundur që Irani të vazhdojë të qëndrojë në këtë marrëveshje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka pezulluar marrëveshjen bërthamore, filloi të zbatojë përsëri fazën e parë të sanksioneve ndaj Iranit.

Paketa e sanksioneve, që pengon qasjen e Iranit në dollarin amerikan, shitjen e bonove shtetërore, që pengon gjithashtu tregtinë e floririt dhe metale të tjera të vyera si dhe çelikut, aluminit, qymyrit si dhe importin e avionëve pasagjerë ose të pjesëve të importuar, filloi zyrtarisht në orën 00.01 të natës me orën e Uashingtonit.

Trumpi në 8 maj kishte tërhequr Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar nga presidenti i mëparshëm, Barack Obama në vitin 2015 së bashku me Anglinë, Gjermaninë, Francën, Rusisë dhe Kinën./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne