Mogherini: Kryediplomatët evropianë do të diskutojnë për Turqinë

Duke u prononcuar për mediat përpara mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së (FAC) mëngjesin e së hënës në Luksemburg, Mogherini tha se këto dy çështje do të ngrihen në rend të ditës edhe gjatë Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian.

Ajo vuri në pah se pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jetë gjithashtu i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir O. Pedersen.

“Ne do të diskutojmë me të se si mund të ndihmojmë në mbrojtjen e procesit politik nga ky përshkallëzim ushtarak i ri”, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane.

“Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare do të diskutojnë gjithashtu mbi masat që mund të ndërmerren kur bëhet fjalë për aktivitetet ushtarake turke në Siri, por edhe shpimet (në Mesdheun Lindor)”, shtoi Mogherini./trt

European External Action Service – EEAS 🇪🇺

@eu_eeas

“We’re mainly discussing the military operations in Syria (…) We will be hosting the UN special envoy for Syria, Geir Pedersen. We will discuss with him how we can help protecting the political process from this new military escalation” @FedericaMog ahead of the

Embedded video

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne