Mogherini: Shpresoj që vendet anëtare të marrin vendimin e duhur për Shqipërinë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka inkurajuar këtë të hënë vendet anëtare që të japin një notë pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë në mënyrë që këto vende të hapin negociatat këtë javë.

Në prononcimin e saj përpara takimit me këshillin e jashtëm të BE-së, Mogherini u shpreh se progresi i bërë nga dy shtetet ballkanike duhet njohur dhe vlerësuar.

“Ne rekomandojmë si komision që të happen negociatat si me Shkupin ashtu edhe me Tiranën. Ky është një proces i bazuar mbi meritën, duhet të jetë bazuar mbi meritën. Që do të thotë kur ka progres dicka e tillë duhet njohur dhe inkurajuar. Shpresoj dhe pres për vendet anëtare të marrin vendimin e duhur. Më lejoni të them se shoh progres në Ballkan, që është impresionues.”-tha Mogherini.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne