Mogherini: Sulmi ndaj Idlibit do të prodhonte rezultate shkatërruese

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, tha se një sulm i mundshëm në Idlib mund të prodhojë rezultate shkatërruese mbi popullatën tashmë të përvuajtur”.

“Sulmi i mundshëm mbi Idlibin mund të prodhojë rezultate shkatërruese mbi popullatën e cila ka tashmë ka vuajtur mjaftueshëm. Duhet të bëjmë maksimumin këto javë për ta ndaluar atë”, u shpreh Mogherini në fjalën hapëse në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së.

Mogherini po ashtu theksoi se tensionet Izrael-Palestinë, një tjetër problem i Lindjes së Mesme, janë rritur tutje, dhe se zgjidhje dyshtetërore po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Ndryshe, rreth katër milionë civilë në Idlib, kështjellën e fundit të opozitarëve në Siri, janë të shqetësuar nga një operacion i mundshëm i regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij.

Çdo konflikt që mund të ndodhë në këtë qytet strategjik ka mundësinë të shkaktojë një valë të madhe migrimi në drejtim të Turqisë dhe Evropës.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne