Islamofobi Sport

Mohamed Salah ka ndikuar në rënien e islamofobisë në Liverpool

Një studim i Universitetit britanik Stanford tregon se për shkak të futbollistit egjiptian i cili luan për Liverpoolin, Mohamed Salah, është ulur islamofobia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve të studimit, ardhja e Salahut në Liverpool në vitin 2017, drejtpërdrejt ka ndikuar në uljen e islamofobisë në qytet.

Pas transferit të Salahut, numri i postimeve anti-islame në rrjetet sociale në mesin e tifozëve të Liverpoolit është ulur me 50 për qind ndërsa islamofobia në të gjithë qytetin është ulur me 18,9 për qind.

Raporti thekson se shkaku e ndikimit të tillë të Salahut janë rezultatet e tij të jashtëzakonshme sportive, por edhe humane dhe karakteri i cili tërheq vëmendjen e opinionit.

Mohamed Salah në vitin 2017 erdhi nga Roma në Liverpool për 42 milionë euro./AA

OPINIONE