Mohammed Bin Zajed: Çfarë lloj negociatash keni bërë për Mekën! Ti je armiku i Turqisë, je i lig!

nga Ibrahim Karagül.

Artikulli im i titulluar “I nderuari princ Muhammed bin Selman, kjo thirrje është për ju: Nuk mund ta mbroni Qaben me ata që kanë pushtuar Jeruzalemin”, i cili u publikua disa ditë më parë, shkaktoi shumë reagime në vendet e rajonit. Një fushatë sulmesh dhe një operacion i madh mediatik nisi menjëherë, fillimisht në gjuhën arabe, pastaj në anglisht.

Fushata u organizua në shumë vende, nga Egjipti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pa dyshim që qendra ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pavarësisht nga reagimet që u ngritën si një ortek, nuk pashë një kritikë të vetme serioze apo përmbajtje të denjë për tu marrë shënim. Pse? Sepse gjithçka që u tha në artikull ishte e vërtetë. Madje ka edhe më shumë për të.

Ai zbuloi një skenar të ri që u shkrua dhe u zbatua kohët e fundit në rajon. Ai ekspozoi aleancat e fshehta, objektivat e atyre dhe planet për të ndërtuar një front kundër Turqisë.

Të gjitha planet u bënë për të ‘ndaluar Turqinë’

Një valë e re pushtimesh po prezantohej në boshtin SHBA-Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA)-Arabi Saudite-Izrael. EBA dhe administrata saudite ishin nën kontrollin e inteligjencës izraelite dhe ata po zbatonin udhëzimet SHBA-Britani. U soll dhe u duk në atë formë sikur po synohej Irani, por të gjithë skenarët e dukshëm dhe të fshehur të aleancës kishin në plan “ndaljen e Turqisë”.

Le të theksojmë se nëse një luftë e re do të shpërthente në rajonin tonë, nga Siria në Irak, nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) tek Daeshi (ISIS), nëse një vend tjetër do të ndahej, nëse disa organizata të reja terroriste do të themeloheshin, të gjitha kishin për tu bërë nga ky aks. Nëse ky aks mbijeton, ka për të qenë një mbartës i valës perëndimore më shkatërruese dhe pushtuese që synon rajonin tonë pas një shekulli. Kemi për ta parë këtë së shpejti.

Mendoj se javën e ardhshme do të filloj diskutimet mbi skenarin e errët që do ti hapë derën zhvillimeve të frontit të ri kundër Turqisë, planeve “operuese të brendshme”. Skenarët për të cilët po flas nuk janë ato të së kaluarës, ato sapo kanë filluar të përgatiten dhe “operacionet”, ndikimet dhe rezultatet do të shihen ndoshta në një vit.

Muhammed bin Zajed, burimi i së keqes

Por sot unë do të them: Caku kryesor në këtë artikull është Princi i Kurorës i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zajed al-Nahjan. Sepse ai është burimi i së keqes. Ai është selia e të gjitha planeve të pista që synojnë Turqinë.

Për shkak se Muhammed bin Zajed është ai që ka në dorë Mohammed bin Salmanin, e “urdhëron” atë duke e udhëhequr, si dhe është ai i cili ka hartuar planin e madh me SHBA-në, Izraelin dhe Britaninë.

Emri i tij është pas të gjitha operacioneve djallëzore rajonale që shënjestrojnë Turqinë. Ai është një përmendore
e së keqes. Ai është partner i të gjitha kërcënimeve që vendi ynë po lufton sot.

Z. Princ, ne e dimë që ti kontrollon vrasësat me pagesë

Ne të njohim z. Prince, ne e dimë se keni ngritur ushtrinë e së keqes. Ne e dimë se ju keni harxhuar shumicën e kohës dhe parave tuaja për të sulmuar Turqinë, se jeni në një aleancë me organizatat terroriste, që i financoni ato, i armatosni dhe i vendosni në Turqi.

Ne e dimë se ju po ushqeni çdo organizatë që sulmon Turqinë prej Afrinit deri në Irakun e veriut, se jeni ai që ndërmjetëson projektet pushtuese perëndimore, se jeni përgjegjës për vdekjen e mijëra njerëzve të masakruar nga Jemeni në Libi.

Ne e dimë që po promovoni një skenar të quajtur “Islami i moderuar”, i planifikuar për të “mashtruar vetëm idiotët” në botën arabe, që qëllimi juaj i vetëm është që të kthehet përsëri në rajon pas një shekulli hegjemonia dominuese SHBA-Mbretëri e Bashkuar, që inteligjenca izraelie është në pëllëmbën e dorës tuaj, që keni kryer masakra në të gjithë rajonin përmes Mohammed Dahlanit i cili e vrau Yasser Arafatin duke e helmuar dhe që ju kontrolloni vrasësit me pagesë.

Çfarë lloj negociatash keni bërë për Mekën dhe Medinën?

Ne e dimë se ju jeni versioni aktual i Lawrencit, i cili e helmoi rajonin arab një shekull më parë dhe e dorëzoi atë tek kolonizimi britanik, se keni kryer të njëjtat detyra, se jeni një nga aktorët kryesorë të “Marrëveshjes së Jerusalemit” bërë nga SHBA dhe Izrael, se po bëni marrëveshje të ngjashme të pabesa për Mekën dhe Medinën, vendet e shenjta të Islamit.

Ne e dimë se sa hise ka në skedarët e 17-25 dhjetorit Mohammed bin Zajedi, ose MMZ, siç e quajnë shefat e tij. Ne e dimë ku qëndron me trafikimin e parave të kryera përmes Dubait, llojin e marrëveshjeve që bëri me Organizatën Terroriste Gyleniste (FETÖ), si i siguroi fondet për ta, se sa “bashkëpunëtor” ishte me ata që e shtypën popullin tonë me tanke, bombarduan Parlamentin tonë dhe qëlluan mbi civilët.

Ju po siguroni armë dhe fonde për PKK-në, kini kujdes

Ne e dimë se si flirtoni me PKK-në, se si keni punuar me Partinë e Unionit Demokratik (PYD) pas dështimit të FETÖ-s. Ne e dimë se si, dhe me anë të kujt i keni dhënë fonde dhe armë kësaj organizate me qëllim “ndaljen e Turqisë”. Ne e dimë që ju keni përhapur çrregullime dhe të këqija kudo, jo vetëm në Turqi, por në të gjithë rajonin, që keni krijuar organizata te fshehta dhe keni shkaktuar kaos në shumë vende, që po kryeni operacione të fshehta kundra nesh por edhe kundër Islamit dhe arabëve dhe se misioni që përfaqësoni është një përpjekje për të pregatitur një pushtim dhe tutelë perëndimore.

Ju po i bashkoheni terrorizmit dhe ne dimë se çfarë po planifikoni në këtë vend

Z. Princ!

Nëse ju fitoni, i gjithë rajoni do të humbasë. Edhe nëse dështoni, Arabia Saudite do të humbasë; mos hapni rrugën për ata që duan ta shkatërrojnë këtë vend. Ju po e terhiqni rajonin drejt një fatkeqsie të madhe, mos e bëni këtë. Ju jeni bërë përfaqësues i të gjitha planeve që synojnë shpartallimin e rajonit.

Emri juaj do të shoqërohet me luftërat civile, terrorin, masakrat dhe operacionet e fshehta. Ata që fajësojnë SHBA- në, Izraelin dhe Evropën do t’ju mbajnë përgjegjës gjithashtu edhe për të këqiat e të gjitha këtyre vendeve në rajonin tonë, për gjithë këto emigrime.

Ne e dimë se ju dhe partnerët tuaj jeni të përfshirë në aleancën djallëzore të formuar kundër Turqisë dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Ne e dimë se po punoni për këtë qëllim në shumë fusha, që nga OJQ-të deri tek mediat, nga kapitali në politikë dhe nga siguria deri tek shërbimet inteligjente. Ne e dimë se ju dhe partnerët tuaj sot po përpiqeni të krijoni një furtunë të re kundër Turqisë, financoni grupe të caktuara dhe doni të shkaktoni kaos në këtë vend para zgjedhjeve.

Ju nuk do mundni ta bëni këtë z. princ, do të mbeteni vetë

Ju nuk do të keni sukses edhe në këtë skenar të ri. Planet konservatore që po bëni me partneritetin Britani-Arabi Saudite-Izrael dhe planet tuaja parazgjedhore do të zhduken, ju do të humbni dhe partnerët tuaj kanë për të humbur.

Ju nuk do mundni ta bëni këtë z. princ. Mos luftoni kot. Sa më shumë që përpiqeni, aq më thellë do të fundoseni. Sa më shumë që veproni me zemërim, gabime më të mëdha do të bëni. Për shkak të armiqësisë suaj ndaj Turqisë, e cila tani është kthyer në një sëmundje, do vijë dita kur do të lini prapa një trashëgimi të lemerishme. Ju do të shpalleni fajtor për financimin e terrorizmit, ose ndoshta edhe për operacione të tjera të fshehta. Shtetet e Bashkuara, Izraeli ose Britania, të cilave ju i jeni përkulur, kanë për t’ju përdorur dhe kanë për t’ju hedhur tutje, ose edhe ata kanë për të dështuar dhe ju keni për të mbetur vetëm.

Ky rajon nuk është ndërtuar me projekte të komanduara në distancë. Rajoni i së ardhmes nuk ka për tu ndërtuar në këtë mënyrë. Edhe ato që investuat kanë per të humbur dhe ka për të ardhur dita kur do të shpalleni armiku i rajonit. Madje është kaq e vështirë në këtë gjendje, me këto politika dhe me këto plane të thuhet se i përkisni këtij rajoni z. princ. Madje është e vështirë të thuhet se i përkisni edhe arabëve.

Nuk mund ta ndalni Turqinë. Nuk mund ta rrëzoni Erdoganin. Dosjet e juaja të krimit do t’ju prezantohen

Një shekull më parë, ishin ata që e dorëzuan tokën e Islamit tek Britania.; një shekull më vonë ju jeni bërë përfaqësuesi i tyre. Ata e dorëzuan atë tek Britania.; ju po e dorëzoni atë tek SHBA-ja dhe Izraeli. Por dijeni se duke e parë Turqinë si armik ka për të qenë gabimi juaj më i madh. Kijeni parasysh: bërja e shumë të këqijave ndaj Turqisë ka për të qenë fundi juaj.

Z. Mohammed bin Zajed, ne e dimë rolin tuaj në 15 korrik. Ne gjithashtu e dimë se çfarë infrastrukture po përpiqeni të ngrini me këtë aks djallëzor këto ditë. Rrëzimi i Erdoganit, ndalja e Turqisë është përtej jush. Nuk është vetëm përtej jush, por edhe përtej padronëve tuaj, kini kujdes. Ju mendoni se kjo është trimëri, absurditet, një kërcënim, por nuk është ashtu. Sepse keni për ta parë se nuk ka për të qenë ashtu.

Z. Princ, ju nuk mund ta ndalni Turqinë. Nuk mund ta rrëzoni Erdoganin. Kushdo që nuk arriti të ngrihet me frymën e këtyre tokave, të cilët ua vunë në dispozicion këto toka padronëve të tyre, të cilët i bënë vendet e shenjta të Islamit subjekt marrëveshjesh, ka humbur.

Gjithashtu edhe ju do të humbni. Veçse të dhënat tuaja kriminale do tju dalin përpara. Do ti shihni…/yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne