Shqiperia

Mona e mban mend Almirin “çunin” tënd, arrestuar në ambasadën e SHBA

Monika Kryemadhi doli dy here me radhe sot ne publik, per te sulmuar maxhorancen e krijuar nga vota e popullit ne zgjedhjet qe ajo, burri i saj dhe Lulzim Basha i humben thelle.

Ne qender te akuzave te saj ishte serish ai qe ajo e quan “narkoshteti i Edi Rames”.

Monika Kryemadhi eshte nje grua me kurajo, madje pertej cdo caku.

Nje seri ngjarjesh te konsumuara ne Shqiperi, e kane lidhur ate kohe pas kohe me njerez te rendesishem te botes se krimit.

Dy dite me pare ne ju sollem rastin e Shkelqim Koncit-djalit nga Tirana qe u denua me 11 vite burg per trafikim te 20 kilograme kokaine drejt Kosoves. Ai kishte bere per nje kohe te gjate shoferin per Monika Kryemadhin, vecanerisht gjate fushates se zgjedhjeve politike te vitit 2001.

Almir Rrapo u arrestua ne shkurt te vitit 2002, pak pasi Ilir Meta kish dhene doreheqjen nga detyra e kryeministrit.
Nje ceshtje e re penale ne hetim ate periudhe me subjekt kete shofer te Monika Kryemadhit, krijoi per here te pare publikisht aleancen e Ilir Metes me Sali Berishen, te cilet ne mes te marsit shkarkuan kryeprokurorin Arben Rakipi.

Por ky nuk ishte rasti i fundit.

Per shkak te maredhenie permanente te Monika Kryemadhit me elemente nga bota e krimit,
skandali qe pasoi ishte edhe me i rende.

Ne 2 korrik te vitit 2011, brenda ne ambasaden e SHBA ne Tirane, autoritetet amerikane arrestuan Almir Rrapon, keshilltar i pare i zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem Ilir Meta.

Almir Rrapo nje anetar i nje prej bandave me te dhunshme e me te frikshme te shqiptareve ne New York, kishte arritur te kishte shoqerine e Monika Kryemadhit, te behej pjese e struktures se saj te rekrutimit te te rinjve te tille LRI dhe, te dergohej ne zyren e Ilir Metes si nje yll i ri ne maredheniet nderkombetare.

Ne fakt, nuk ishte Ilir Meta njohja e tij. Por ishte Monika Kryemadhi “tutorja” e Almir Rrapos, njohur duke frekuentuar nje shoqeri te perbashket me probleme te medha me ligjin nga Mallakastra.

Almir Rrapo ishte larguar nga SHBA ku ishte ne kerkim, per tu strehuar qete qete ne Shqiperi.

Ai nuk e dinte se nje pjestar i bandes ishte penduar ne SHBA dhe kishte treguar vendndodhjen e tij te re.

Autoritetet amerikane nuk ja besuan autoriteteve vendase arrestimin e tij.
Ishte viti 2011, vit ne krye te te cilit ishte publikuar videoja e famshme e korrupsionit Meta-Prifti dhe qeveria kishte vrare 4 qytetare te pafajshem ne bulevard.

Maredheniet e amerikaneve me Ilir Meten kishin ngrire.

Almir Rrapo u arrestua per tu ekstraduar ne SHBA, por per kater muaj me radhe ai u mbrojt fort nga rregjimi Berisha-Meta nen kauzen e te drejtave te njeriut.

Ne fund ata u dorezuan dhe e dorezuan.

Almir Rrapo deri ate dite kishte mohuar cdo krim te kryer ne SHBA.
Ekstradimi i dhunshem e kunder deshires se tij ne SHBA e beri te pranoj krimet e kryera-vrasje, trafik droge e krime te tjera,
madje te shkoj me tej, te rrefeje krimet e vellezerve Bruno e Saimir Krasniqi qe ishin kapot e bandes se dhunshme ne New York.

Almir Rrapo mori statusin e te penduarit dhe u denua me 6 vite burg.
Vitin e ardhshem ai pritet te dale nga burgu dhe Monika Kryemadhi mund ta riktheje te sherbeje serish per LRI e LSI, kete here ne rolin e nje edukatori qe rrefen krimet dhe pendesen e tij.

Te degjosh sot Monika Kryemadhin te bej moral me “narkoshtetin” kur ajo personalisht, futi te tille kriminele ne zyren me te larte te shtetit, ate te zevendeskryeministrit e ministrit te jastem, eshte fantazi fare.

*Me poshte shkrimi i plote i gazetes “Shqip” per Almir Rrapon dhe banden e tij


ALMIR RRAPO KESHILLTARI I ZEVENDESKRYEMINISTRIT DHE MINISTRIT TE JASHTEM ILIR META, NJE BANDIT NE NEW YORK

Almir Rrapo është penduar për krimet që ka bërë në SHBA, ndërsa ka bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet e bandës “Krasniqi” në Nju Jork, që akuzohen për trafik droge, vrasje dhe shantazh ndaj anëtarëve të bandave të tjera. 29-vjeçari u dënua me gjashtë vite burg, ndërsa bashkëpunëtorët e tij rrezikojnë burgun përjetë nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Rrapo u arrestua në Shqipëri, gjatë kohës që punonte në Ministrinë e Jashtme, madje në rolin e këshilltarit të ish-ministrit Meta. Ai u prangos në zyrat e ambasadës amerikane në Tiranë, ku po kërkonte të pajisej me një vizë.

“New York Post” shkruante dje se “një prej këshilltarëve të ish- ministrit të Jashtëm u dënua me mbi gjashtë vjet burg në Shtetet e Bashkuara, ‘për krimet e tmerrshme’, i lidhur me një bandë të trafikut të drogës në ‘Staten Island’, në pjesën jugperëndimore të Nju Jork”. Sipas gazetës amerikane, ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat; një vrasje në Quins, një rrëmbim të dhunshëm dhe krime të tjera.

“Në Shqipëri vijoi për disa muaj beteja ligjore për ekstradimin e Almir Rrapos që u arrestua me kërkesë të shtetit amerikan, ndërsa kishte shkuar të pajisej me vizë amerikane për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Ai kërkohej si pjesëtar në një bandë të rrezikshme, krerët e së cilës ishin vëllezërit Bruno dhe Saimir Krasniqi, që u dënuan vitin e kaluar nga Gjykata e Manhatanit, me burgim të përjetshëm, pas dëshmisë së Rrapos”, pohon “New York Post”.

  • I penduari

Pas ekstradimit nga Shqipëria, Almir Rrapo, gjatë procesit në një gjykatë të Nju Jorkut, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke fundosur rreth 20 persona që ishin pjesë e bandës “Krasniqi”, e cila kishte zëvendësuar familjet mafioze italiane në Nju Jork. Fillimisht, 29-vjeçari rrëfeu të gjitha krimet në prokurori, madje edhe me detaje dhe episode, duke treguar funksionimin e bandës, që nga trafiqet e drogës dhe vrasjet e ndodhura gjatë viteve. Megjithëse në proceset gjyqësore në Shqipëri për ekstradimin, ai mbajti një qëndrim mohues, madje u shpreh se arrestimi është “një gabim”, në SHBA pranoi të rrëfente të gjithë krimet që kishte kryer, madje edhe me detaje. Ai përfitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, çka ndikoi edhe në vendimin përfundimtar. Ai u dënua vetëm me gjashtë vite burg në një kohë që dy bashkëpunëtorët e tij në krime, Bruno dhe Saimir Krasniqi u dënuan me burgim të përjetshëm.

  • Pse u pendua

Avokati mbrojtës i Rrapos, në një gjykatë në Nju Jork, Xhefri Lihtman, e cilësoi 29-vjeçarin Rrapo “shembullin e shkëlqyer të bashkëpunëtorit me drejtësinë”. Avokati tha se klienti i tij ndihej i penduar për krimet që kishte bërë, dhe nuk mund të qëndronte mes tyre. “Ai u largua nga këta njerëz sepse nuk mund të qëndronte mes tyre dhe vendosi të bëjë një kthesë në jetën e tij”, tha Lihtman, i cituar nga “New York Post”.

Ndërkohë, në gjykatë ka folur edhe vetë Almiri, duke pohuar se tashmë ndihet larg korrupsionit dhe ligësitë që e rrethonin, gjatë kohës që qëndronte në SHBA, pasi në Shqipëri arriti të punonte në Ministrinë e Jashtme, me zyrtarë dhe diplomatë karriere. “Betohem për Zotin, kam qenë në burg për dy vjet dhe nuk ndjej asgjë tjetër veçse neveri për degjenerimin dhe ligësinë që më rrethon mua çdo ditë”, ka thënë Rrapo në gjykatë.

Sipas gjykatës “Almir Rrapo akuzohet për vrasjen e Erion Shehut, ndërsa ka qenë anëtar në bandën kriminale që kryesohej nga dy vëllezërit, Bruno dhe Saimir Krasniqi”. Kjo organizatë kriminale vepronte në Nju Jork, Miçigan dhe në disa vende të tjera. Banda kriminale e Krasniqit është bërë e njohur me trafikun e marijuanës, ndërsa nëpërmjet ushtrimit të dhunës dhe përdorimit të armëve arriti në pasurimin e anëtarëve të saj.

  • Rrapo rrezikonte dënimin me vdekje në Amerikë, cilat janë krimet e tij

“Diplomati” Almir Rrapo ka tentuar me të gjitha mënyrat (ligjore) që të mos ekstradohej në SHBA. Gjatë seancave gjyqësore në të tria shkallët e gjyqësorit në vendin tonë, avokatët e tij, por edhe vetë këshilltari në Ministrinë e Jashtme, kanë argumentuar fillimisht se arrestimi ishte thjesht një gabim. Ai nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa pas ardhjes së dosjes nga SHBA-ja ka ndryshuar edhe taktika e mbrojtjes. 29-vjeçari ka pretenduar se i rrezikohej jeta, pasi të tilla krime dënohen në Nju Jork nga burgu përjetë deri në dënim me vdekje. Çështja shkoi sa në njërën shkallë në tjetrën dhe në përfundim, në muajin tetor të vitit të kaluar, ai u ekstradua, megjithëse avokatët e tij ishin ankuar edhe në Gjykatën e Strasburgut. Kjo e fundit ka kërkuar informacion për ekstradimin e Rrapos dhe arsyetimi ishte “garancia e jetës” në SHBA. Megjithatë, gjykatat shqiptare nuk e morën në konsideratë këtë shkresë dhe pas “premtimeve” nga Gjykata e Nju Jorkut, Almir Rrapo u ekstradua në muajt e fundit të vitit të kaluar, ku dhe menjëherë u përball me drejtësinë, madje në seancat e para të pyetjes pranoi gjithçka, duke u bërë dëshmitar i drejtësisë. Megjithatë, edhe ai ka rënë pre e një pendese, pas bashkëpunëtorit tjetër të bandës, Elton Sejdarasi. Këta dy bashkëpunëtorë i treguan Byrosë Federale të Hetimeve (FBI-së) për të futur në burg të gjithë grupin, i cili filloi aktivitetin kriminal, duke shpërndarë kanabis dhe më pas kaloi në rrëmbime, gjobëvënie, vrasje e shumë vepra të tjera penale.

 Krimet e bandës

Një nga krimet më të rënda për të cilat prokuroria i ka akuzuar vëllezërit Krasniqi ka qenë vrasja e Erion Shehut, më 17 korrik 2005, anëtar i një bande rivale të drogës, i cili u vra jashtë një kafeneje në Queens. Sipas hetimit, Bruno Krasniqi dhe një tjetër anëtar i organizatës e kanë qëlluar Erion Shehun rreth 11 herë me një pistoletë 9 mm gjysmë automatike. Shehu vdiq nga plagë të shumta menjëherë pas kësaj. Për këtë vrasje është akuzuar edhe Almir Rrapo si i pranishëm në krim. Vrasja e Erion Shehut ishte rezultat i një beteje për terren mes bandave rivale të drogës, përfshi Krasniqin dhe grupin ku bënte pjesë viktima. Organizata “Krasniqi” kishte grabitur më parë një anëtar të bandës rivale me rreth 20 kilogramë marijuanë. Rreth dy javë para vrasjes së Erion Shehut, anëtarë të organizatës “Krasniqi”, përfshi edhe Bruno e Saimir Krasniqin, kanë rrëmbyer një tjetër anëtar të bandës rivale të drogës, shtetasin Neritan Kocareli. Ata e kërcënuan pengun me vrasje nëse nuk i jepte informacion për vendndodhjen e anëtarëve të tjerë të bandës rivale, si dhe për vendndodhjen e drogës. Më 13 janar 2006, vëllezërit Krasniqi ekzekutuan shtetasin Erenick Grezda, anëtar i organizatës së tyre. Ata e akuzuan atë se u kishte vjedhur marijuanë me vlerë 250 mijë dollarë. Grezda është qëlluar dy herë në kokë, ndërsa ai ishte ulur në një SUV që i përkiste një tjetër anëtari të organizatës. Pas vrasjes, vëllezërit Krasniqi e çuan makinën në Nju Xhersi dhe i vunë zjarrin në përpjekje për të shkatërruar provat. Bruno e Saimir Krasniqi, përfshirë edhe Almir Rrapon, u akuzuan edhe për dy rrëmbime, veç akuzave të tjera. Në vitin 2003, anëtarët e organizatës “Krasniqi” kanë rrëmbyer një viktimë në Miçigan dhe e kanë kërcënuar atë se do ta vrisnin, sepse ata besonin se ai nuk kishte respektuar një nga anëtarët e tyre. Në korrik 2005, anëtarët e organizatës “Krasniqi” rrëmbyen dhe qëlluan një viktimë në Staten Island, si pjesë e një mosmarrëveshje me një bandë droge shqiptare.

 17 korrik 2005

Banda “Krasniqi” në Kuins të Nju Jorkut ka ekzekutuar Erion Shehun, rival i tyre në trafikun e drogës

 2 korrik 2011

U arrestua Almir Rrapo, në mjediset e ambasadës amerikane në Tiranë, ku kishte kërkuar vizë turistike

 24 nëntor 2011

Në mënyrë të fshehtë dhe në kushte të larta sigurie, Almir Rrapo u ekstradua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

26 korrik 2012

U dënua Almir Rrapo, me gjashtë vite burg nga një gjykatë në Nju Jork. Ai bashkëpunoi me drejtësinë

Bruno Krasniqi

Ishte kreu i grupit që mbante mbiemrin e tij dhe kishte zëvendësuar familjen mafioze “Gambino”

Saimir Krasniqi

Ishte personi i dytë për nga rëndësia në këtë grup, i cili kryente edhe rekrutimin e anëtarëve të rinj

Elton Sejdarasi

Ishte i pari anëtar i bandës që u pendua. Ai tregoi vendndodhjen e Rrapos dhe i tregoi FBI-së krimet e “Krasniqit”

OPINIONE

INTERVISTA