Monedha Bitcoin, Bill Gates: Po vret njerëz

Dihet se Bill Gates nuk është ndonjë fans i monedhës elektronike Bitcoin.

Njeriu më i pasur në botë ka shprehur keqardhjen e tij nëpërmjet rrjetit Reddit ku foli për monedhat duke thënë se po vrasin drejtpërdrejt njerëzit.

“Për momentin, të ashtuquajturat kriptomonedha po përdoren masivisht për të blerë fentanil dhe drogëra të tjera. Pra, bën pjesë tek teknologjia që po vret njerëz”, tha themeluesi i Windows.

Ai foli dhe për krizën financiare të vitit 2008 duke shtuar se një krizë e ngjashme mund të jetë e afërt. Gjithsesi ai nuk shfaqi shqetësim pasi tregjet patën sukses të madh në atë kohë.

Bill Gates mohoi hapur pyetjen për planet për të kandiduar si president në zgjedhjet e ardhshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne