Shqiperia

Monika:“Na falni që heshtëm kur Rama mbushte Shqipërinë me drogë

Që në fjalën e saj të parë si kryetarja e re e LSI, së, Monika Kryemadhi i ka filluar me një ndjenjë faji për pjesmarrjen 4 vjeçare në koalicion me Rilindjen që nuk e shfajson fare atë në fakt por e bën bashkëpunëtore në shkatërrimin e vendit.

Ajo ka kërkuar falje për drogën koncesionet, oligarkët reformën në arsim etj, duke pretenduar se LSI duhet të kishte folur më parë dhe jo të preokupohej më shumë për respektimin e marrëveshjes me Ramën sesa për interesat e Shqiptarëve. “Unë kërkoj falje se nuk folëm qartë për plantacionet e drogës. Unë kërkoj falje që nuk e ngritëm zërin sa duhet për koncesionet, për të cilat mund të kishim bllokuar edhe parlamentin. Unë kërkoj falje për mosdenoncimin sa duhet të oligarkëve që Rama i përdori për t’i mbyllur gojën çdo mediaje”. Në mes subjekteve që duhet të kërkonte ndjesë Kryemadhi ka renditur edhe reformën në arsim, masat selektive për mbledhjen e të ardhurave për energjinë ndërkohë që ajo ka përmendur si suksese të LSI-së pengimin e importit të plehrave dhe planit të Ramës për të kapur drejtësinë.

OPINIONE