“Morën kabullin dhe ma lidhën në grykë për të më mbytur”, i moshuari rrëfen momentet e grabitjes

Në Memaliaj persona të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 87 vjeç, kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetra.

87-vjeçari ka rrëfyer për Fax News edhe momentin e tmerrshëm të grabitjes, ku tregoi se kanë qenë dy persona, ndërkohë që e kanë lidhur dhe goditur teksa i kanë grabitur paratë.

“Shqyen derën dhe hynë brenda. Isha bashkë më gruan. Dhe erdhi personi këtu. Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. Mendova se ishte nipi.

Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka. Dhe i gjuajta me një shkelm në bark. U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën dhe gojën. Morën atë kabullin dhe ma lidhën për gryke për të më mbytur. Pasi më vunë poshtë, morën valixhet këtu.

E hapën valixhen. Ishin dy persona. Me lidhën këmbë, duar e gojë. Unë po kundërshtoja, ata më lidhën. Më thanë do të vrasim, mos bëj zhurmë, kobure nuk u pashë. Kisha 12 milionë lekë.

Ra zilja dhe i bie të vëllait. Unë mezi u zgjidha vetë. Ika te vëllai dhe i thashë hajde se më vranë.

Më erdhën dy veta për të më marrë lekët dhe ika pastaj. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë.”– u shpreh 87-vjeçari./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne