Mori 56 rroga dëmshpërblim/ Ardian Fullani padit në Strasburg Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Parlamentin për shkarkimin

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka bërë një padi në Strasburg ndaj Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe parlamentit për shkarkimin e tij nga detyra në vitin 2014.

Sipas “Report Tv”, padia është regjistruar dhe me 22 nëntor Strasburgu ka ngritur pyetjet nëse janë respektuar procedurat ligjore për shkarkimin e tij.

Pyetjet:

1. Në lidhje me gjetjet e gjykatave vendase, aplikanti mund të pretendojë se është viktimë e një shkeljeje të Konventës në kuptimin e nenit 34 (shih, për shembull, Kurić dhe të tjerët kundër Sllovenisë [GC], nr. 26828 / 06, 259-62, ECHR 2012 (ekstrakte), dhe Konstantin Markin kundër Rusisë [GC], nr 30078/06, § 82, KEDNJ 2012 (ekstrakte)?

2. A i ka shteruar aplikanti të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8?

Në veçanti, kërkuesi kërkohej të paraqiste një ankesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, në përputhje me nenin 131 (f) të Kushtetutës dhe nenet 71, 71 / a, 76 dhe dispozitat e tjera përkatëse të Ligjit të Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar me ligj . nr. 99/2016?

Skandali në Bankën e Shqipërisë:

Në vitin 2014 Banka e Shqipërisë u përfshi në një skandal, pasi në bilancet e saj mungonin jo pak por 713 milon lekë të reja.

Pas një hetimit mes të arrestuarve ishte edhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Por Fullani u la i lirë me vendim të Gjykatës së Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkoi 5 vite burg për të me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Më 2017 për këtë çështje Gjykata e Tiranës dënoi si autorë të zhdukjes së 713 milion lekëve, 13 ish-punonjës të Thesarit të BSH, mes të cilëve edhe dy të pandehurit kryesorë për vjedhjen, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të dënuar përkatësisht 13 vjet dhe 10 vjet burg. Me 2 vite burg u dënua kryeinspektorja e Thesarit të BSH, Elivar Golemi.

Më vonë Ardian Fullani, fitoi pafajësinë nga Gjykata e Tiranës dhe mori si dëmshpërblim 56 paga, me një vlerë prej rreth 42 milion lekë të reja.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne