Një burrë që mbajti për tri ditë në një tempull indian dhe përdhunoi një vajzë myslimane vetëm 8 vjeçare, ndaloi vrasësin e saj për t’i dhënë goditjen e fundit vdekjeprurës, vetëm për të bërë edhe një herë seks me të. Vajza më vonë vdiq pasi u godit me gurë të mëdhenj.

Trupi i gjymtuar i Asifas Bano u gjet një javë pasi ajo u rrëmbye nga një bandë që përpiqej të dëbonte pakicën nomade myslimane nga në zonën e Kashmirit në Indi.

Teksa ka nisur gjyqi, tetë njerëz janë akuzuar për përfshirjen në krimin e tmerrshëm ndërsa policia lëshoi detaje të reja tronditëse të sulmit, ku vajza ishte mbajtur edhe pa ushqim për tri ditët e dhunës ekstreme dhe përdhunimit.

Policia thotë se ajo u mbajt në tempull për tre ditë, ndërsa tre burra të bandës e përdhunuan atë në mënyrë të përsëritur para se ajo të vritej përfundimisht duke u goditur dy herë me një shkëmb të rëndë.

Një nga burrat e përfshirë urdhëroi një sulmues të vononte vrasjen e saj, kështu që ai mund ta përdhunonte atë për herë të fundit, thotë policia.

Tetë burra, duke përfshirë katër policë dhe një kujdestar tempulli hindu, janë arrestuar gjatë sulmit dhe u paraqitën në gjykatë të hënën për seancën e parë në një rast që ka shkaktuar zemërim mbarëkombëtar.

Kujdestari i tempullit, nëpunësi publik në pension Sanji Ram, është akuzuar për komplot me katër policë, një mik, djalin e tij dhe një nip i mitur për të vrarë vajzën dhe për të shkatërruar provat më pas.

Dy nga tetë të gjykuarit ishin oficerët e policisë të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet për të prishur hetimet.

Gjykata më e lartë e Indisë ka lëshuar një paralajmërim kundër çdo përpjekjeje për të penguar drejtësinë.

Rasti ka rritur frikën e tensioneve komunale në Jammu dhe Kashmir, shteti i vetëm me shumicë myslimane të Indisë.

Ndërkohë, avokati që përfaqëson familjen e viktimës së re dhe luftoi për një hetim të duhur që kur trupi i vajzës u gjet në janar, tha se ajo kishte frikë për jetën e saj pasi mori kërcënime mbi rastin.

Deepika Singh Rawat ka kërkuar që gjykimi të mbahet jashtë Jammut dhe Kashmirit.

Pikëllimi për krimin e tmerrshëm çoi në protesta në qytetet e Indisë gjatë ditëve të fundit, ndërsa zemërim pati edhe për mbështetësit ndaj të akuzuarve.