“Mos hajde më tek lokali im”- Si nisi sherri mes këngëtarit dhe tregtarit të fruta-perimeve! 50-vjeçari nxori thikën duke goditur disa herë artistin

Burime bëjnë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë në gjendje të dehur në lokalin në pronësi të këngëtarit.

Por mëngjesin e sotëm, 30-vjeçari Ademir Fresku i ka thënë që nuk do i shërbehet më duke e paralajmëruar që të mos shkonte më tek lokali i tij.

Tregtari raportohet se menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë këngëtarin, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën

Pas ngjarjes, policia ka vendosur në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, Gjergj Dardha.

“Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., reagimi në kohë i Policisë çon në pranga pas minutash, autorin e dyshuar.

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Shkodër, të shtetasit Gj. D., 50 vjeç.

I dëmtuari, shtetasi A. F., po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit./Panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne