“Mos na detyroni të sjellim edhe fëmijët këtu”, naftëtaret e Ballshit në ditën e 10 të grevës: Po na vret heshtja e Ramës, që këtu dalim të vdekura!

Ka hyrë në ditën e 10 të saj greva e urisë së naftëtareve të Ballshit. Aktualisht shëndeti i grevisteve është përkeqësuar.

Ato janë shprehur njëzëri se ndihen keq dhe se stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama po i vret. Mes të tjerash ajo kanë paralajmëruar dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa pohojnë se po i detyrojnë që të fusin në greve dhe fëmijët e tyre.

“Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu. Pagat janë të panegociueshme. Do të vazhdojmë grevën e urisë. Që këtu dalim vetëm të vdekura.”, thanë grevistet./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne