Mosadi mbron perdhunuesin hebre Weinstein, terrorizon aktoret e Hollivudit

Producenti famëkeq i Hollivudit, Harvey Weinstein thuhet se ka punësuar një “ushtri të tërë spiunësh”, duke përfshirë ish-agjentët e Mossad-it, në përpjekje për të ndaluar aktoret që përdhunonte, të dilnin në publik me pretendime seksuale kundër tij.
Ndër agjencitë private të sigurisë të angazhuar nga Weinstein duke filluar nga vjeshta e vitit 2016, ishte ‘Black Cube’, e cuila  udhëhiqet nga ish oficerët e agjencive të inteligjencës izraelite, duke përfshirë Mossad-in. Një tjetër agjenci ishte gjiganti i inteligjencës korporative ‘Kroll’.
Raporti tronditës është publikuar më 6 nëntor nga “New Jorker”, dhe  pohon se dy hetues të ‘Black Cube’ u takuan me aktoren Rose McGoean, e cila më vonë akuzoi publikisht Weinstein për përdhunim.
Aktorja amerikane deklaroi zyrtarisht, në Twitter të se ajo u përdhunua barbarisht nga Weinstein.
Producenti nga ana tjetër “mohon pa dyshim” të gjitha pretendimet dhe thotë se marrëdhëniet seksuale kanë qene me konsensusin e të dyja palëve.
‘New Yorker’ pohon gjithashtu se një nga spiunët e Mossad-it është takuar fshehurazi të paktën me McGoëan, dhe shtirej sikur ishte avokat për të drejtat e grave.
Hetuesi thuhet se ka përdorur një identitet tjetër të rremë për të takuar një gazetar në Nju Jork i cili po hetonte akuzat e bëra kundër Weinstein.
Ajo dyshohet gjithashtu se u përpoq të ndërmjetësonte një takim me Ronan Farrow, gazetarin e Neë Yorker, i cili raportoi 13 akuza për abuzimit të bëra kundër Weinstein muajin e kaluar dhe gjithashtu shkroi hetimin e 6 nëntorit.
Si nisi “Skandali Weinstein”?
Pasi u bë publik skandali i ngacmimve dhe abuzimeve seksuale të themeluesit të Weinstein Company dhe Miramax, Harvey Weinstein me vartëset e tij dhe aktoret e reja për më tepër se tre dekada, personazhe të njohur hollivudianë kane reaguar dita-ditës dhe po tregojnë historitë e tyre personale të ngacmimeve që kanë pësuar nga ky producent.
Yje të tjera të botës së kinemasë kanë marrë guximin të rrëfejnë eksperiencat personale: ai i kërkonte takime private për të diskutuar mbi filmat e më pas i ngacmonte e i prekte kundër dëshirës.
Pjesë e këtij grupi janë dhe aktoret e famshme, Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow, të cilat kanë pohuar se në fillim të karrierës së tyre kanë qenë viktima të abuzimeve të tij seksuale.
 “Kam patur një eksperiencë shumë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time dhe si rezultat kam zgjedhur që të mos punoj më kurrë me të, pavarësisht çfarë të tjerët më thonin.”- është shprehur Jolie, të cilës i është bashkuar gjithashtu Gwyneth Paltrow e cila tregon se teksa bënin prova ai filloi ta ngacmonte me duar dhe t’i kërkonte asaj masazhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne