Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi vijojnë të mbeten në nivel minimal. Ambasadori rus në vendin tonë Aleksandër Karpushin në një intervistë të posaçme për Ora Neës, thotë se dialogu i mirëfilltë ndërshtetëror ende mungon dhe se dëbimi i pajustifikuar i dy diplomatëve përkeqësoi më tej axhendën dypalëshe. Karpushin thotë se qasja e Rusisë kundrejt Ballkanit nuk ndryshon aspak nga qasja e saj kundrejt rajoneve të tjera të Evropës. Ndërsa lidhur me akuzat e adresuara nga Perëndimi për ndërhyrje në punët e brendshme, në zgjedhje apo referendume, Ambasadori shprehet se Rusia ka krijuar një lloj imuniteti. Duke folur për propozimin e Presidentit amerikan për rikthimin e Rusisë në G7, Ambasadori rus deklaron se Rusia s’e ka braktisur kurrë G8 por se nuk ka ndërmend t’i lutet dikujt për “rikthimin në një organizatë nga e cila nuk është larguar kurrë dhe e cila për nga efikasiteti mbetet pas forumeve të tjera ndërkombëtare. Ambasadori rus foli edhe për Kampionatin Botëror të Futbollit, ku tha se Perendimi tentoi ta sabotonte.
