Moska akuzon SHBA për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë ka akuzuar Amerikën për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Rusisë, të enjten ka thënë se administrata e Barak Obamës, ish presidentit të SHBA në vitin 2014 synonte që ekonominë ruse ta fuste në krizë dhe në këtë vend të krijoheshin trazira. Zakharova theksoi se ndërhyrja në punët e brendshme të Rusisë ishte një kërkesë globale derisa popullin e këtij vendi ta fuste në një izolim dhe vendosja e sanksioneve kundër Rusisë në verën e vitit 2014 nga ana e Uashingtonit ishte vazhdim i kësaj politike. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse theksoi se ligji për mbështetjen e lirisë në Ukrainë i cili u nënshkrua nga ish-presidenti amerikan në vitin 2014, ishte shembull i ndërhyrjes së Amerikës në punët e brendshme të Rusisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne