“Moska beson se SHBA dëshiron të rrëzojë qeverinë ruse”

Zyrtarët rusë besojnë se qeveria amerikane dëshiron të ndikojë në ndryshimin e regjimit në Moskë, sepse Uashingtoni ka tentuar ta bëjë këtë për vite me rradhë, tha ish-diplomati kanadez Patrick Armstrong për Sputnik.

Një raport i ri nga Agjensia e Inteligjencës së Mbrojtjes në SHBA (DIA) pretendon se udhëheqësit rusë besojnë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar në një program për të detyruar ndryshimin e regjimit në Moskë. Vlerësimi i DIA-s se si rusët e shohin politikën e qeverisë amerikane nuk është pa baza, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Në kushtet më të thjeshta të mundshme: Uashingtoni po përpiqet të sjellë ‘demokraci në stilin amerikan’ në Rusi,” tha Armstrong të enjten.

Rusët, shtoi Armstrong, kanë vëzhguar pasojat e politikave të ndryshimit të regjimit amerikan në Irak, Libi dhe veçanërisht në Ukrainë.

Armstrong vuri në dukje se ky vlerësim i politikave amerikane duke përfshirë edhe sanksionet ekonomike që synonin Rusinë janë në përputhje me modelin e politikave amerikane që arritën të rrëzonin qeveritë e tjera që Uashingtoni kishte kritikuar rreth botës.

Sidoqoftë, sa më shumë janë përpjekur Shtetet e Bashkuara të zgjerojnë ndikimin e tyre në shekullin 21 duke destabilizuar dhe rrëzuar qeveritë në mbarë botën dhe duke mbështetur regjimet pasuese, aq më të dobëta janë bërë, u shpreh Armstrong.

“Ndërhyrjet e dështuara dhe humbja e luftërave po bëjnë një punë shumë më efektive për shkatërrimin e SHBA-së sesa çdo gjë që mund të bëjë Moska ose Pekini”, tha ai.

Reagimi i SHBA-së ndaj sulmeve terroriste të al-Kaedës më 11 shtator 2001, e kishte dobësuar në mënyrë dramatike atë ekonomikisht dhe ushtarakisht, edhe në gjendjen e saj globale, shpjegoi Armstrong.

Deri në pensionimin e tij, Armstrong ishte një diplomat kanadez, specialist i Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë. Ai më parë ka shërbyer si këshilltar politik në Ambasadën Kanadeze në Moskë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne