Moska: Kemi prova të pakundërshtueshme që incidenti kimik në Douma ishte sulm i rremë

Pas kërcënimeve për kundërpërgjigje, Rusia del me një deklaratë të fortë, që duket se do ta përdorë si një provë dhe arsye për sulmet që ka paralajmëruar ndaj treshes së aleatëve perëndimorë që goditën të shtunën me raketa Sirinë.

Moska ka “prova të pakundërshtueshme” se incidenti i dyshuar kimik në Doumën e Sirisë ishte një “sulm i rremë”, i orkestruar nga shërbimet e sigurimit në Mbretërinë e Bashkuar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, tha i dërguari rus në OPCW.

“Ne nuk kemi vetëm një ‘nivel të lartë të besimit’, siç treguan në unison partnerët tanë perëndimorë; ne kemi dëshmi të pakundërshtueshme se nuk ka pasur asnjë sulm kimik në Douma më 7 prill”, tha ambasadori i Rusisë në Organizatën për ndalimin e armëve kimike Aleksandr Shulgin në një takim të posaçëm të këshillit ekzekutiv të mbikëqyrësit kimik të OKB-së.

Diplomati shtoi se incidenti kishte qenë një “sulm i planifikuar paraprakisht nga shërbimet britanike të sigurisë, të cilat gjithashtu mund të ishin ndihmuar nga aleatët e tyre në Uashington”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne