Moska: Koalicioni amerikan të qartësojë se kundër kujt lufton në Siri

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë deklaroi se koalicioni anti-ISIS i kryesuar nga Amerika duhet të qartësojë se kundër kujt po lufton në Siri.

Igor Konashekov, ka thënë se Moska akoma nuk ka marrë përgjigje, se njësiti special amerikan në Siri kundër kujt po lufton? Duhet pasur parasysh se pamjet e bazave të ISIS të cilat janë pushtuar nga Amerika, nuk tregojnë asnjë shenjë lufte, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë. Ai shtoi se në këto pamje nuk ka shenja të shpërthimeve apo dëmeve të shkaktuara nga sulmet ajrore dhe nuk vihet re asnjë pengesë mbrojtëse. Në kohën kur forcat e ushtrisë ruse prej dy vitesh janë angazhuar në luftën kundër ISIS, tani ka lindur pyetja se forcat e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS, kundër kujt po luftojnë në Siri? Amerika deri tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë rast./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne