Moska kundërshton sanksionet e Perëndimit

Ministri rus i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se sanksionet e Perëndimit jo vetëm që nuk kanë pasur asnjë efekt në industrinë, por ato kanë ndikuar në ngritjen e këtij sektori.

Denis Mantarov, ministri rus i Tregtisë dhe Industrisë, duke folur në lidhej me sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, ka thënë se këto sanksione nuk kanë pasur asnjë efekt negativ në aktivitetet industriale dhe tregtare të Rusisë dhe kanë ndikuar që zyrtarët e vendit t’i përgjigjen më mirë problemeve ekzistuese. Ai ka thënë se ka pasur një rritje prej 2 % në prodhimin industrial të vendit që nga fillimi vitit 2017 dhe ka shtuar se kjo rritje do të vazhdojë deri në fund të viti. Mantorov ka thënë se prodhimet farmaceutike dhe kimike, industria e automobilave, pajisjet elektronike dhe të konsumit, kanë pasur rritje solide. Në këtë vend ka një opinion pozitiv për aktivitetin ekonomik në gjashtëmujorin e dytë të vitit aktual./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne