Moska në luftën elektronike paralizon avionët F-35?

Gazeta amerikane National Interest publikoi të hënën, më 22 korrik, një artikull nga David Ax, autor dhe gazetar i specializuar në çështjet ushtarake, i cili pretendon se Rusia po pengon sistemet e navigacionit ajror të avionëve luftarakë amerikanë F-22 dhe F-35 që fluturojnë mbi zonat pranë hapësirës ajrore të Iranit.

Në fund të qershorit 2019, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Pilotëve të Linjave Ajrore dhe autoritetet e aeroporteve izraelite njoftuan se shumë fluturime kishin humbur sinjalet satelitore të Sistemit të Pozicionimit Global (GPS) kur hynë në Aeroportin Ndërkombëtar të Ben Gurionit. “Forcat ruse po bllokojnë sistemet GPS në Lindjen e Mesme. Kjo fushatë e luftës elektronike mund të dëmtojë mbledhjen e inteligjencës nga forcat amerikane në rajon përpara çdo sulmi të mundshëm ndaj Iranit. Që nga pranvera e kaluar, pilotët që fluturojnë mbi Lindjen e Mesme, veçanërisht rreth Sirisë, kanë zbuluar se sistemet e tyre GPS tregojnë një vend të gabuar ose nuk punojnë aspak “, njoftoi gazeta Times of Israel në fund të qershorit 2019.

Të dhënat e mbledhura nga një qendër kërkimore me bazë në SHBA sugjerojnë se sinjali që ka ndërprerë sistemet satelitore të navigimit ajror të avionëve që fluturojnë mbi Izrael gjatë javëve të fundit vjen nga një bazë ajrore ruse brenda Sirisë, shton National Interest. Duke iu referuar faqes së lajmeve “Breaking Intelligence”, gazeta National Interest shkruan se burimet izraelite janë gjithnjë e më të bindura se tre javët e anomalisë së GPS në fluturimet civile janë një reagim kundër masave ruse për të zhurmuar sistemet e navigacionit ajror në Siri. “Moska po përpiqet të interferojë në avionët perëndimorë, duke përfshirë avionët F-22 dhe F-35”, shtoi burimi.

National Interest kujton se që nga prilli i vitit 2019, forcat ajrore amerikane kanë vendosur avionë F-22 dhe F-35, respektivisht në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si pjesë e përforcimeve ushtarake të planifikuara për t’u përballur eventualisht me Iranin. Burimi gjithashtu pohon se Rusia ka ndërprerë gjithashtu sistemet GPS në Evropë. “Sinjalet e ndërprera GPS janë zbuluar për herë të parë në stërvitjet në shkallë të gjerë të quajtura Trident Juncture të NATO-s në Norvegji në fund të tetorit 2018,” shkruan raporton gazeta amerikane. Ushtria amerikane ka në plan të testojë sistemet GPS rezistente ndaj zhurmuesve në Evropë, duke shënuar një hap të parë në përpjekjet kundër luftës elektronike ruse. Sipas editorialistit të National Interest, David Axe, Regjimenti i 2-të i Ushtrisë Gjermane pritet të marrë një sistem të ri GPS rezistent ndaj zhurmuesve deri në fund të vitit 2019./pt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne