Bota

Moska prezanton sistem për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Një sistem i bllokimit do të vendoset në Moskë dhe rajonin e tij duke filluar nga 13 prill në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sistemi do të zbatohet gradualisht. Atyre që duhet të udhëtojnë për punë do t’u jepet leje speciale. Banorët e tjerë duhet të kërkojnë të marrin autorizimin për “udhëtime” për arsye të ndryshme, kurse lëvizja brenda rretheve të qytetit kërkon lejet e nevojshme.

Shërbimet e makinave me qira, punimet në ndërtim, përveç objekteve mjekësore, metrosë dhe infrastrukturës së transportit, do të pezullohen.

Shumica e ndërmarrjeve nuk do të punojnë, megjithatë, organizatat mjekësore, agjencitë qeveritare, agjencitë e zbatimit të ligjit, bankat, kompanitë e komunikimit dhe transportit, industritë e energjisë dhe mbrojtjes dhe mjetet e komunikimit masiv do të vazhdojnë të funksionojnë.

Masa u mor pas mosrespektimit masiv të izolimit, që çoi në rritje të rasteve të koronavirusit në kryeqytetin rus dhe rajonin përreth këtë javë, shkroi kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin në faqen e tij zyrtare.

Pas shfaqejs së saj për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në gjithë botën, ndërsa epiqendra është zhvendosur në Evropë./AA