Moska: SHBA qëllimisht shkatërron infrastrukturën e Sirisë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se Amerika dhe aleatët e saj qëllimisht po sulmojnë objektet infrastrukturore të Sirisë për ta shkatërruar edhe më shumë këtë vend.

Siç raporton Pars Today, në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë thuhet: ”Sulmet ajrore të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre në Siri janë bërë shkak për shkatërrimin e objekteve infrastrukturore dhe pengojnë përpjekjet për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, ndërsa bombardimet e njëpasnjëshme kundër digës Eufrat më 26 Mars është shembull i qartë e shkatërrimit të qëllimshëm të infrastrukturës së Sirisë”. Gjeneral Sergei Rudskoi, komandant operativ i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Rusisë deklaroi se qëllimi i operacionet të koalicionit amerikan në Siri është shkatërrimi i të gjitha objekteve të rëndësishme infrastrukturore të Sirisë me qëllim vështirësimin e rindërtimit të tyre pas luftës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne