Moska do të përgjigjet ndaj veprimeve anti-ruse të Uashingtonit

Zv/ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska nuk do të lërë pa përgjigje veprimet anti-ruse të Uashingtonit.

Sergei Riabkov tha se Moska shpreson se marrëdhëniet ruso-amerikane do të stabilizohen, por paralajmëroi se çdo veprim i Uashingtonit për tensionimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve do të përballet me përgjigjen e ashpër të Moskës. Ai shtoi se po vazhdojnë bisedimet mes Ministrisë së Jashtme të Rusisë dhe DASH përsa i përket pronave diplomatike të bllokuara në Uashington dhe Moskë si dhe për programin e ndërrimit të ambasadorëve, por tha se ende s’ka asnjë marrëveshje dhe nuk dihet se kur do të fillojë misioni i ambasadorit të ri të Rusisë në Uashington./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne