Bota

Moska: Uashingtoni po shtyn Penianin drejt një katastrofe

Rusia akuzoi sot SHBA-të se po e shtyjnë Korenë e Veriut drejt një katastrofe, duke e vendosur në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin.

“Veprime të tilla dhe fakti për ta shtyrë situatën në buzë të humnerës, rrezikojnë që të përfundojnë me një katastrofë të madhe, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe botëror”, paralajmëroi zëdhënësja e Ministrisë rus të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

“Vendimi i Uashingtonit nuk ndihmon në uljen e tensioneve në gadishullin korean”, shtoi ajo gjatë një konference për shtyp.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar të hënën se SHBA-të kanë vendosur sërish Korenë e Veriut në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin për të rritur presionin kundër programit të tij bërthamor.

OPINIONE